Certifikimi i stafit ADISA – Trajnim mbi standartet e kujdesit për qytetarët me në fokus PAK

Ambasadori i Austrisë në Shqipëri Christian Steiner, Përfaqësuesja e UNDP-së dorëzuan certifikatat e trajnimit mbi standardet e kujdesit për qytetarët me në fokus personat me aftësi të kufizuara në ofrimin e shërbimeve publike.

67 punonjës të ADISA-s, ADISA në koordinim me Shkollën e Administratës Publike ASPA – Shkolla Shqiptare e Administrates Publike morën pjesë në pesë seanca trajnimi, duke përfshirë dhe një trajnim trajnerësh, me synim përmirësimin e njohurive dhe aftësive për të siguruar një shërbim sa më të efektshëm dhe të kënaqshëm nga këndvështrimi i anëtarëve të këtij komuniteti.

Trajnimi mbi standardet e kujdesit për qytetarët me në fokus personat me aftësi të kufizuara në ofrimin e shërbimeve publike, i realizuar falë mbështetjes nga UNDP-ja dhe Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim ADC është një instrument i ri që i vihet në dispozicion Shkollës së Administratës Publike për ngritje kapacitetesh të mëtejshme në punonjësit publikë në Shqipëri.

Përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike

GALERIA