Njohja me praktikat më të mira botërore, për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët ka qenë në qendër të vizitës që përfaqësues të ADISA kryen në Qendrën e Ofrimit të Shërbimeve Publike në Tbilisi të Gjeorgjisë.
Gjeorgjia është e njohur si një nga vendet që ka realizuar një model shumë efikas të shërbimeve publike të integruara. Kjo vizitë kishte si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të realizuar në mënyrë të suksesshme reformën e shërbimeve publike.

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ADISA, Albenc Koni, u informuar në mënyrë të detajuar për çdo sektor të Qendrës së Shërbimeve Publike gjeorgjian si dhe ju dha mundësia të vëzhgonte dhe analizonte praktikat më të suksesshme që janë përdorur deri më sot për ofrimin e shërbimeve publike në këtë vend.

Gjatë vizitës delegacioni shqiptar zhvilloi një takim me Zv/ministrat e Ministrisë së Drejtësisë ku u informuan më gjerësisht se si ka ndryshuar perceptimi nga ana e qytetarëve mbi mënzrën e ofrimit të shërbimeve publike.
Po ashtu zyrtarët gjeorgjianë u shprehën të gatshëm për të orfuar gjithë ndihmën e nevojshme për krijimit të një Qendre po aq te suksesshme edhe në Shqipëri.

Informacioni dhe njohuritë e marra do të përdoren për të përmirësuar punën e ADISA si dhe do të përdoren vecanërisht në drejtim të punës për ngritjen e Qendrës së Ofrimit të shërbimeve publike të integruara në Tiranë, duke i përshtatur ato për realitetin shqiptar, me synimin primar ofrimin e shërbimeve publike të integruara dhe cilësore duke e bërë qytetarin të ndihet në qendër të vëmendjes sa herë që ai i kërkon një shërbim publik.