ADISA ka vëne në funksion zyrën e përbashkët me bashkinë Tepelenë e cila do t’u shërbejë rreth 8,949 qytetarëve (sipas censusit të vitit 2011) të Tepelenës dhe zonave përreth, në kushte dhe standarde bashkëkohore.

Çelja dhe funksionimi i zyrës së përbashkët ADISA me bashkinë e Tepelenës, do të asistojë qytetarët për rreth 1000 shërbime publike të cilat ofrohen online përmes portalit e-albania, shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC), ALEAT, si dhe shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), në 7 sportele fizikë.

Qytetarët e Tepelenës dhe zonave përreth, do të mund të asistohen edhe për përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqipëriaQeDuam.al. Për më tepër, zyra e përbashkët ADISA me bashkinë Tepelenë, do të ofrojë rreth 60 shërbime vendore të bashkisë në një sportel të dedikuar.

Investimi i realizuar për zyrën e përbashkët ADISA Tepelenë me mbështetjen e UNDP, arrin në shifrën mbi 4,579,339 lekë.

Zyra e përbashkët ADISA me bashkinë Tepelenë, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik te menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.

Përmirësimi dhe lehtësimi i jetës së qytetarëve në ofrimin e shërbimeve publike

GALERIA