Hapja e ADISA FIER
Së shpejti do të inaugurohet Qendra e trëtë e Integruar me një ndalesë ADISA Fier, në këtë qendër qytatarët do të mund të marrin shërbime me një ndalesë nga institucione qendrore dhe vendore ku pwrfshihen:
1- ISSH- Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore
2- FSDKSH- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor
3- DPT- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve
4- ZRPP- HIPOTEKA
5- QKB- Qendra Kombëtare e Biznesit
6- SHKP- Shërbimi Kombëtar i Punësimit
7- Taksat Vendore
Në këtë qendër ofrohen mbi 250 shërbime për rreth 120,655 qytetarë dhe biznese si (shërbime të regjistrimit të pasurisë, sigurimet shoqërore, karta e shëndetit, regjistrimi i biznesit, shërbimet e punësimit, tatimet dhe taksat vendore, regjistrimi i tokave bujqësore etj).
Hapja e ADISA Gjirokastër
Punimet për qendrën e katërt të integruar me një ndalesë vazhdojnë ende. Shumë shpejt qytetarët do të mund të marrin shërbime me një ndalesë nga institucione të ndryshme qendore dhe vendore. Në këtë qendër do të ofrohen mbi 250 shërbime publike të 8 institucioneve për rreth 28,673 qytetarë dhe biznese si (shërbime të regjistrimit të pasurisë, sigurimet shoqërore, karta e shëndetit, regjistrimi i biznesit, gjandja civile, tatimet dhe taksat vendore, regjistrimi i tokave bujqësore).

ADISA Gjirokastër

ADISA Fier

ADISA MOBILE UNITS

Një ndër projektet më të reja të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara janë dhe ADISA MOBILE UNITS ( Njësitë lëvizëse të ADISA ), ku qytetarët të cilët nuk kanë mundësi aksesi do të mund të marrin shërbime nga institucione të ndryshme publike nëpërmjet këtyre njësive. Qëllimi i këtyre njësive është lehtësimi i marrjes së shërbimit ndaj qytetarëve duke qenë më pranë tyre.