Inaugurohet Qendra e Integruar ADISA Kamëz
Ceremonia e përurimit të qendrës së re ADISA në Kamëz ku morën pjesë Ministrja e Shtetit për Standardet e Shërbimeve Znj. Milva Ekonomi, Kryetari i Bashkisë Kamëz Z.Rakip Suli, Drejtori Ekzekutiv ADISA Z. Lorin Ymeri, u zhvillua më 17.11.2021.
Qendra e Integruar Kamëz, qendra ADISA e 23-të, ofron mbi 1000 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi. Mbi 104,000 qytetarë dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile.
Nëpërmjet 25 sporteleve në total, Qendra e Integruar ADISA Kamëz ofron shërbimet e saj, të cilat ndihmojnë në asistimin e qytetarëve për të gjitha shërbimet që ofrohen nëpërmjet e-albania si dhe sporteleve të shërbimit të institucioneve të tjera në qendër si DPGJC,ALEAT,DPSHTRR,Bashkia Kamëz,UKK,Posta Shqiptare.
ADISA Kamëz ndodhet në Pallatin e Kulturës Kamëz dhe investimi është krijuar me fondet e buxhetit të shtetit.
Qendra e Integruar ADISA Kamëz, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik të menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.