Në kuadër të bashkëpunimit me ANAD për rritjen e aksesueshmërisë në shërbimet publike për personat që nuk dëgjojnë, Karta e Qytetarit është vënë në dispozicion gjithashtu në gjuhën e shenjave për këtë kadegori specifike të PAK.  ADISA ofron infrastrukturën e përshtatur për personat PAK në qendrat e saj.

Akses dhe barazi në marrjen e shërbimeve publike

Në kuadër të bashkëpunimit me ANAD për rritjen e akesueshmërisë në shërbimet publike për personat që nuk dëgjojnë, Karta e Qytetarit është vënë në dispozicion gjithashtu në gjuhën e shenjave për këtë kategori specifike të PAK. ADISA ofron infrastrukturën e përshtatur për personat PAK në qendrat e saj.

Arsimi dhe Formimi Profesional

Projekt i zhvilluar nga ANAD lidhur me shpjegimin në gjuhën e shenjave të AKPA (Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive) dhe rolit të saj në menaxhimin e sistemit të Arsimit dhe Formimit Profesional, i cili perfaqëson tërësinë e institucioneve që ofrojnë kualifikime dhe aftësi profesionale dhe institucionet e tjera që sigurojnë cilësinë dhe mbarëvajtjen e sistemit. Qëllimi i tyre është përgatitja dhe aftësimi i të rinjve por edhe të individëve të tjerë të pa punë etj., me aftësi e kualifikime profesionale.

Video prezantuese e AKPA

Projekt i zhvilluar nga ANAD lidhur me shpjegimin në gjuhën e shenjave sa i përket AKPA (Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive ), e cila nëpërmjet informimit thjeshtëzon procesin e punësimit dhe të punësuarit. Shërbimet që AKPA ofron lidhen me informimin, këshillim dhe orientim, formim profesional, rekrutim dhe kurse të ndryshme.

Shërbimet e Punësimit të AKPA

Projekt i zhvilluar nga ANAD lidhur me shpjegimin në gjuhën e shenjave të AKPA (Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive), portali i dedikuar për punëkërkuesit dhe punëdhënësit. Shërbimet e ofruara: informacion për kualifikimet profesionale, këshillime, mundësi për punësim, shërbime të tjera ndërmjetësuese midis punëmarrësve dhe punëdhënësve.

Aplikimet Online të AKPA

Projekt i zhvilluar nga ANAD, që konsiston në shpjegimin në gjuhën e shenjave për aksesimin online të shërbimeve të AKPA (Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive) nëpërmjet portalit qeveritar e-Albania ( www.e-albania.al ) , ku me anë të regjistrimit përmes Kartës ID çdo qytetar ka akses mbi marrjen e shërbimeve që lidhen me aplikimet.

Ankimim dhe pjesëmarrje Karta e Qytetarit

Projekt i zhvilluar nga ANAD që konsiston në shpjegimin në gjuhën e shenjave të procesit Ankimimit, i përcaktuar në Kartën e Qytetarit, ku çdo qytetar apo biznes shqiptar gëzon të drejtën e ankimimit në rast se shërbimi: është refuzuar, nuk është dhënë në kohë, ka gabime apo qytetarët/bizneset nuk janë te kenaqur me cilësinë e përgjigjes.