Zyrat e përbashkëta ADISA me bashkitë

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Maliq

Prej muajit Nëntor 2018, qytetarët e Bashkisë Maliq pranë One Stop Shop të kësaj bashkie mund të përfitojnë shërbime publike vendore. ADISA në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë, do të kolokojë shërbimet e saj nëpërmjet 2 sporteleve fizike.

Qytetarët e bashkisë Maliq mund të përfitojnë rreth 140 shërbime të ofruara me standarde bashkëkohore të institucioneve si Instituti i Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit (SHKP).

Njëkohësisht qytetarët asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK). Gjithashtu, zyra e kolokuar ADISA u shërben qytetarëve në kursimin e kohës dhe shpenzimeve në marrjen e shërbimeve duke mos patur nevojë të paraqiten në qytetin Korçës.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Belsh

Prej muajit Mars 2019, qytetarët e Bashkisë Belsh pranë One Stop Shop të kësaj bashkie do të mund të përfitojnë shërbime publike vendore. ADISA në bashkëpunim me institucionin e Bashkise, do të kolokojë shërbimet e saj nëpërmjet 1 sporteli fizik.

Tashmë sporteli ADISA do të ofrojë mbi 140 shërbime publike të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Njëkohësisht qytetarët do të mund të asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes Gjithashtu, kolokimi ADISA do t’ju shërbejë edhe qytetarëve të Cërrikut, duke u kursyer kohë dhe shpenzime në marrjen e shërbimeve publike pa patur nevojë të paraqiten në qytetin e Elbasanit.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Patos

Prej muajit Prill 2019, qytetarët e Bashkisë Patos pranë One Stop Shop të kësaj bashkie do të mund të përfitojnë shërbime publike vendore. ADISA në bashkëpunim me institucionin e Bashkisë, ka kolokuar shërbimet e saj nëpërmjet 2 sporteleve fizike.

Tashmë dy sportele të ADISA do të ofrojnë rreth 140 shërbime publike të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Fondit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH) dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Qytetarët e bashkisë Patos do të mund të asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

Gjithashtu, kolokimi ADISA do t’ju shërbejë qytetarëve duke u kursyer kohë dhe shpenzime për të marrë shërbime publike pa patur nevojë të paraqiten në qytetin e Fierit.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Librazhd

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Librazhdit është e katërta e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh dhe Patos, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në qendrën me një ndalesë të bashkisë.

Tashmë, në 11 sportelet aktuale në One Stop Shop Librazhd, ADISA do të ofrojë mbi 310 shërbime publike të institucioneve si Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), me 27 shërbime që nuk kërkojnë kontroll fizik dhe 8 procedura të ndryshme, si dhe shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB). Pranë zyrës me një ndalesë do të ofrohen shërbime publike si të nivelit qendror dhe të nivelit vendor në një ambient të vetëm.

Për më tepër, qytetarët e Librazhdit do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Librazhdin tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Divjakë

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë në qytetin e Divjakës është e pesta e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos dhe Librazhd ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në qendrën me një ndalesë të bashkisë. Tashmë, në 8 sportelet aktuale në One Stop Shop Divjakë, ADISA do të ofrojë mbi 200 shërbime publike të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Shërbimit Kombëtar të Punësimit, etj.

Për më tepër, qytetarët e Divjakës do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 950 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Divjakës tashmë do të jetë ofrimi i shërbimeve Vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

Gjithashtu, kolokimi i ADISA Divjakë do t’ju shërbejë edhe qytetarëve të zonave përreth duke u kursyer kohë dhe shpenzime për të shkuar deri në qytetin e Lushnjes, kryesisht për shërbimet e SHKP dhe ASHK, duke eliminuar kështu 56 km rrugë vajtje ardhje.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Malësi e Madhe

Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Malësisë së Madhe

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Malësisë së Madhe, është e gjashta e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos, Librazhd dhe Divjakë, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në Qendrën e përbashkët me Një Ndalesë të Bashkisë.

Tashmë, në  6 sportelet aktuale në One Stop Shop në Bashkinë e Malësisë së Madhe, ADISA do të ofrojë mbi 220 shërbime publike të institucioneve si:  Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), shërbime të Fondit për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor (FSDKSH), si dhe të gjitha shërbimet vendore që ofron Bashkia.

Për më tepër, qytetarët e do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 1000 shërbime publike. Vlerë për rrethin e Malësisë së Madhe, tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Kukës

Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Kukësit

Zyra me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Kukësit është e shtata e këtij lloji pas asaj në Maliq, Belsh, Patos, Librazhd, Divjakë dhe Malësi e Madhe, ku sportelet ADISA të shërbimeve publike qendore bashkëvendosen në Qendrën me Një Ndalesë të Bashkisë.

Tashmë, në 9 sportelet aktuale në One Stop Shop Kukës, ADISA do të ofrojë mbi 300 shërbime publike të institucioneve si Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH), Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), si dhe shërbime të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP).

Për më tepër, qytetarët e Kukësit do të mund te asistohen në marrjen e shërbimeve elektronike përmes portalit qeveritar e-albania dhe në portalin Shqipëriaqëduam.al si dhe do të marrin informacion për më shumë se 1000 shërbime publike. Vlerë e shtuar për qytetin e Kukësit tashmë do të jetë ofrimi i Shërbimeve vendore dhe Qendrore në një vend të vetëm.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Pogradec

Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Pogradecit.

Zyra e përbashkët me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Pogradecit  duke nisur nga dita e sotme do të jetë plotësisht funksionale për qytetarët e Pogradecit dhe zonave përreth. Në Zyrën me një ndalesë ADISA do të ofrohen mbi 750 shërbime online të portalit e-albania dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë.

Në dispozicion të qytetarëve ADISA në Pogradec ka vendosur 10 sportele fizike në të cilat mund të ofrohet shërbim dhe informacion për mbi 1000 shërbime publike. Nëpërmjet ekranit të dyfishtë, qytetarët do të mund të asistohen në kohë reale për përdorimin e portalit e-albania, si dhe për portalin ShqipëriaQëDuam.al. Mesatarisht ADISA në Pogradec parashikohet të shërbejë për 200 qytetarë në ditë.

Zyra me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Pogradecit do të ofrojë të gjitha shërbimet qendrore dhe vendore në një vend të vetëm, në ambiente bashkëkohore të standardeve Europiane. Me sistem elektronik të Menaxhimit të Radhës dhe Infrastrukturë të përshtatur për PAK, ADISA plotëson të gjitha kushtet e vendosura në Kartën e të Drejtave të Qytetarit. Në dispozicion të qytetarëve ADISA ka vendosur edhe Qendrën e Informimit për Shërbimet publike 0800 0118, nëpërmjet të cilës qytetarët mund të asistohen dhe informohen për të gjitha shërbimet publike.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Mat

Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Matit.

Zyra e përbashkët me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë sw Matit  duke nisur nga dita e sotme do të jetë plotësisht funksionale për qytetarët e Matit dhe zonave përreth. Në Zyrën me një ndalesë ADISA do të ofrohen mbi 750 shërbime online të portalit e-albania dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë.

Në dispozicion të qytetarëve ADISA në Mat ka vendosur 5 sportele fizike në të cilat mund të ofrohet shërbim dhe informacion për mbi 1000 shërbime publike. Nëpërmjet ekranit të dyfishtë, qytetarët do të mund të asistohen në kohë reale për përdorimin e portalit e-albania, si dhe për portalin ShqipëriaQëDuam.al. Mesatarisht ADISA në Mat parashikohet të shërbejë për 75 qytetarë në ditë.

Zyra me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Matit do të ofrojë të gjitha shërbimet qendrore dhe vendore në një vend të vetëm, në ambiente bashkëkohore të standardeve Europiane. Me sistem elektronik të Menaxhimit të Radhës dhe Infrastrukturë të përshtatur për PAK, ADISA plotëson të gjitha kushtet e vendosura në Kartën e të Drejtave të Qytetarit. Në dispozicion të qytetarëve ADISA ka vendosur edhe Qendrën e Informimit për Shërbimet publike 0800 0118, nëpërmjet të cilës qytetarët mund të asistohen dhe informohen për të gjitha shërbimet publike.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Roskovec

Zyra e Përbashkët me Një Ndalesë në Bashkinë e Roskovecit.

Zyra e përbashkët me një ndalesë pranë ambientit të Bashkisë së Roskovecit  duke nisur nga dita e sotme do të jetë plotësisht funksionale për qytetarët e Roskovecit dhe zonave përreth. Në Zyrën me një ndalesë ADISA do të ofrohen mbi 750 shërbime online të portalit e-albania dhe të gjitha shërbimet vendore të Bashkisë.

Në dispozicion të qytetarëve ADISA në Roskovec ka vendosur 11 sportele fizike në të cilat mund të ofrohet shërbim dhe informacion për mbi 1000 shërbime publike. Nëpërmjet ekranit të dyfishtë, qytetarët do të mund të asistohen në kohë reale për përdorimin e portalit e-albania, si dhe për portalin ShqipëriaQëDuam.al. Mesatarisht ADISA në Roskovec parashikohet të shërbejë për 120 qytetarë në ditë.

Zyra me Një Ndalesë ADISA në Bashkinë e Roskovecit do të ofrojë të gjitha shërbimet qendrore dhe vendore në një vend të vetëm, në ambiente bashkëkohore të standardeve Europiane. Me sistem elektronik të Menaxhimit të Radhës dhe Infrastrukturë të përshtatur për PAK, ADISA plotëson të gjitha kushtet e vendosura në Kartën e të Drejtave të Qytetarit. Në dispozicion të qytetarëve ADISA ka vendosur edhe Qendrën e Informimit për Shërbimet publike 0800 0118, nëpërmjet të cilës qytetarët mund të asistohen dhe informohen për të gjitha shërbimet publike.

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Kolonjë

Prej muajit Nëntor 2020, qytetarët e Bashkisë Kolonjë pranë One Stop Shop të kësaj bashkie do të mund të përfitojnë shërbime publike vendore dhe qendrore në një vend të vetëm.

Funksionimi i zyrës së përbashkët ADISA me bashkinë e Kolonjës, do të asistojë qytetarët për rreth 1000 shërbime publike të cilat ofrohen online përmes portalit e-albania nëpërmjet 4 sporteleve fizike. Gjithashtu qytetarët e Kolonjës dhe zonave përreth, do të mund të asistohen edhe për përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqipëriaQeDuam.al. Për më tepër, zyra e përbashkët ADISA me bashkinë Kolonjë, do të ofrojë rreth 60 shërbime vendore të bashkisë në një sportel të dedikuar.

 

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me sistem elektronik të menaxhimit të radhës për të reduktuar kohën e pritjes si dhe me infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK).

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Tepelenë

ADISA ka vëne në funksion zyrën e përbashkët me bashkinë Tepelenë e cila do t’u shërbejë rreth 8,949 qytetarëve (sipas censusit të vitit 2011) të Tepelenës dhe zonave përreth, në kushte dhe standarde bashkëkohore.

Çelja dhe funksionimi i zyrës së përbashkët ADISA me bashkinë e Tepelenës, do të asistojë qytetarët për rreth 1000 shërbime publike të cilat ofrohen online përmes portalit e-albania, shërbime të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile (DPGJC), ALEAT, si dhe shërbime të Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB), në 7 sportele fizikë.

Qytetarët e Tepelenës dhe zonave përreth, do të mund të asistohen edhe për përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqipëriaQeDuam.al. Për më tepër, zyra e përbashkët ADISA me bashkinë Tepelenë, do të ofrojë rreth 60 shërbime vendore të bashkisë në një sportel të dedikuar.

Investimi i realizuar për zyrën e përbashkët ADISA Tepelenë me mbështetjen e UNDP, arrin në shifrën mbi 4,579,339 lekë.

Zyra e përbashkët ADISA me bashkinë Tepelenë, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik te menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.

Bashkia Himare

 Zyra e përbashkët ADISA bashkia Himarë

Prej muajit Gusht 2021, ADISA ka vënë në funksion zyrën e përbashkët me bashkinë Himarë e cila do t’u shërbejë rreth 21,200 qytetarëve (sipas censusit të vitit 2011) të Himarës dhe zonave përreth, në kushte dhe standarde bashkëkohore.

Çelja dhe funksionimi i zyrës së përbashkët ADISA me bashkinë e Himarës, do të asistojë qytetarët për rreth 1000 shërbime publike të cilat ofrohen online përmes portalit e-albania, si dhe rreth 60 shërbime vendore, në 4 sportele fizikë.

Qytetarët e Himarës dhe zonave përreth, do të mund të asistohen edhe për përcjelljen e ankesave nëpërmjet portalit ShqipëriaQeDuam.al. Për më tepër, zyra e përbashkët ADISA me bashkinë Himarë, do të ofrojë shërbime vendore të bashkisë në një sportel të dedikuar.

Ambientet ofrojnë standarde bashkëkohore të pajisur me  infrastrukturë të përshtatur për personat me aftësi të kufizuara (PAK).