Ermonela XHAFA

Drejtori Ekzekutiv i Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara – ADISA

Me Urdhërin e Kryeministrit nr. 78 dt 09.05.2022 është emëruar Drejtor Ekzekutiv i Agjencisë së Ofrimimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).

Znj. Xhafa ka ndjekur studimet në shkollën e mesme të përgjithshme “ Petro Nini Luarasi”, Tiranë me rezultate të shkëlqyera. Ajo është diplomuar juriste, në Fakultetin e Drejtësisë Universiteti i Tiranës në vitin 1996 me rezultate të larta; në gusht 2002 ka mbaruar “Master në Shkenca MSc ”Global Security”, Royal Military College of Science Universiteti i Cranfield OXF UK; ajo ndjek studimet doktorale, në fushën e të drejtës tregtare në Universitetin Tor Vergata , Romë Itali.

Eksperienca profesionale:
Znj Xhafa prej marsit 2018 – 22 prill 2022 ka mbajtur për një mandat 4-vjeçar funksionin e Komisionerit të Mekanizmit kombëtar për Parandalimin e Torturës, Trajtimit ose Dënimit të Egër, Çnjerëzor ose Poshtërues, sipas Vendimit nr. 43/2018, datë 15.03.2018 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.
Drejtoria e Bashkëqeverises- Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje kordinator/drejtues( dhjetor 2017-31 mars 2018); Drejtore Projekti (prill 2017- nëntor 2017); Ministria e Drejtësisë – Drejtore e Përgjithshme e Jetësimit të Prioriteteve, Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë, Integrimit dhe Projekteve (tetor 2013 – prill 2016); Ministria e Drejtësisë- Këshilltare e Ministrit (shtator 2013 – tetor 2013); Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës – Përgjegjës Sektori ( janar 2006 – shtator 2013); Ministria e Ekonomisë – Drejtore i Zyrës Antidumping, (prill 2003 – janar 2006); Ministria e Mbrojtjes- Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Integrimin (mars 2001 – mars 2003); Kontrolli i Lartë i Shtetit- Inspektore/Juriste (mars 1998 – tetor 2000); Rektorati i Universitetit të Tiranës- Jurist( janar 1998- shkurt 1998).

Gjatë periudhës tetor 1999 – shtator 2006 është angazhuar si pedagoge e jashtme në Departamentin e së Drejtës Civile, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës.

Znj. Xhafa ka qenë pjesë e grupeve të punës për hartimin e Strategjisë në sektorin e Drejtësisë, Strategjisë së Drejtësisë për të Mitur, Strategjisë për Administratën Publike, Strategjisë kundër Korrupsionit. Gjithashtu, ka qenë zv.kryetare e grupit të punës për Prioritetit e 2-të. Përfaqësuese i Ministrisë së Drejtësisë në disa nga nënKomitetet Shqipëri-BE dhe pjesë e stafit teknik të Dialogut të nivelit të lartë BE –Shqipëri.
Ajo ka qenë Pika Kombëtare e Kontaktit të vendeve anëtarëve të Konferencës së Hagës; Pika Kombëtare e Kontaktit për Shqipërinë në EUROJUST; Koordinatorja Antikorrupsion për Ministrinë e Drejtësisë për iniciativa dhe politikat e masave parandaluese Antikorrupsion; Projektleader i projektit “Përmirësimi i sistemit të përmbarimit në Shqipëri” projekti i binjakëzimit BE-AL. Ka qenë pjesë e grupeve të negociatave në disa nga marrëveshjet e investimeve të Shqipërisë me shtetet e tjera.
Znj. Xhafa është trajner për bashkëpunim juridik ndërkufitar në çështjet civile, si dhe trajner për të drejtat e njeriut për zyrtarët e administratës publike, të certifikuara nga OSBE-ja dhe ASPA.
Ajo ka shërbyer si eksperte dhe konsulente në një sërë projektesh, me fokus të drejtat e njeriut (gratë dhe fëmijët), çështjet e ekonomisë, qeverisja lokale, shërbimet në komunitet etj.

Ka kryer një sërë trajnimesh dhe specializimesh brenda dhe jashtë vendit për çështjet e të drejtave të njeriut, sistemin e drejtësisë, për çështjet e sigurisë, marrëdheniet ndërkombëtare, marrëdheniet judiksionale me jashtë, tregtinë ndërkombëtare etj.
Znj. Xhafa është autore në një sërë publikimesh, studimesh kërkimore dhe shkrimesh shkencore në revista juridike si dhe lektore në një sërë trajnimesh, konferencash dhe seminaresh në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Znj. Xhafa është zotëruese shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane, si dhe ka njohuri të mira të gjuhës gjermane.