PAKETË INFORMUESE – NDËRTIM I RI

Për të filluar një ndërtim të ri është e domosdoshme pajisja me leje zhvillimi dhe leje ndërtimi. Leja e zhvillimit është dokumenti i lëshuar nga autoriteti përgjegjës që është AZHT-ja, i cili  përcakton kushtet zhvillimore për një pronë të caktuar. Leja e zhvillimit është e nevojshme për çdo parcelë dhe jepet me miratimin e planit te detajuar vendor. Në rastin e parcelave, për të cilat nuk parashikohet hartimi i një plani të detajuar vendor, PDV,  leja e zhvillimit jepet me miratimin e planit të përgjithshëm vendor, PPV. Gjithashtu shërben si bazë për pajisjen me leje ndërtimi sipas ligjit.

Kështu që përpara aplikimit për leje zhvillimi dhe leje ndërtimi,duhet të kontrollohen kushtet e zhvillimit që përcaktohen në rast se:

  1. Prona që zhvillohet ndodhet në njësi strukturore subjekt PDV-je, përcaktuar si e tillë nga Plani i Përgjithshëm Vendor i Bashkisë Tiranë (TR030), kushtet për ndërtim i përcakton hartimi i PDV-së (Faza I dhe Faza II).
  2. Prona ndodhet në njësi strukturore që nuk është subjekt PDV- je, duhet aplikuar direkt për Leje Zhvillimi, e më pas për Leje Ndërtimi.

Proçedura dhe dokumentat për marrjen e lejes së zhvillimit

  1. Informacioni mund të merret në 2 mënyra:
    1. Nëpërmjet aplikimit pranë zyrave të komunikimit me qytetarët për informacionin mbi kushtet e zhvillimit që përcakton PPV për njësinë në të cilën ndodhet parcela
    2. Leximi i planit të publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Tiranë (www.tirana.al)
  • Çertifikata e pronësisë
  • Kartela e pasurisë së paluajtshme
  • Harta treguese e regjistrimit
  • Rilevimi topografik i territorit në pronësi nga një topograf i licensuar
  • Vërtetimin e pronësisë nga Hipoteka / Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluatshme – ZVRPP
  • Licenca e topografit e noterizuar
  • Projekt idenë arkitektonike të zhvillimit
    • Plani i vendosjes së objektit për leje zhvillimi
    • Planimetri, prerje, pamje, 3D të zhvillimit të propozuar.
  • Relacion teknik shpjegues & foto të zonës
  • Formati i aplikimit i nënshkruar elektronikisht
  • Prokura ose autorizimi, në emër të personit fizik apo
  • Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën.
  • Genplani i lëshuar nga Bashkia
  • Projekt ideja arkitektonike e zhvillimit
  • Kopje të licencës së projektuesit
  • Mandatpagesën e tarifës së aplikimit, nëse parashikohet.

Kohëzgjatja e procesit është max 30 ditë pune. (Këtu nuk përfshihen 15 ditët e punës që i lihen në dispozicion aplikuesit për plotësimin e dokumentacionit).

Procesi kalon në këto hapa:

  • Pranim për çështje të formës
  • Plotësimi i dokumentacionit nga Aplikuesi
  • Shqyrtimi i aplikimit & mendimi nga institucionet
  • Përgatitja e lejes

Tarifa e aplikimit

Për të kryer tarifën e aplikimit për leje zhvillimi kalohet në disa hapa:

  • Lëshimi i autorizimit nga bashkia
  • Fatura e aplikimit

Proçedura dhe dokumentat për marrjen e Lejes së Ndërtimit

Kontrolli i kushteve të zhvillimit & përcaktimeve për pronën referuar ppv tiranë pdv

  • faza i : pdv
  • faza ii : lejes së zhvillimi

Në portalin e-Albania aplikohet për shërbimet e mëposhtme:

  • Çertifikata e pronësisë
  • Kartela e pasurisë së paluajtshme
  • Harta treguese e regjistrimit
  • GEN-PLANI I AZHORNIMIT nga GIS Kadastra e Bashkisë Tiranë i pronës është rilevimi topografik i gjendjes ekzistuese të saj në të cilën përcaktohet dhe rrjeti i propozuar i infrastrukturës në zonë, referuar përcaktimeve të studimeve në fuqi (PPV, PDV Faza 1, PDV Faza 2, Leje Zhvillimi). Për këtë faze aplikimi duhen:
    • Rilevimi topografik i territorit në pronësi Realizohet nga një topograf i licensuar. – shkalla në varësi të sipërfaqes së zonës – formati A3 (e printuar dhe digitale – CD) – firmosur nga ekspert i licensuar
    • Vërtetimin e pronësisë nga (ZVRPP)
    • çertifikata e pronesisë
    • kartela e pasurisë së paluajtshme
    • harta treguese e regjistrimit
    • Licenca e topografit e noterizuar. Përpara aplikimit për azhornim në Bashkinë Tiranë aplikanti duhet të ketë kryer nëpërmjet një eksperti gjeodet të licensuar rilevimin topografik të zonës
  • Projekti arkitektonik
  • Projekti konstruktiv i struktures
  • Projekti hidro-sanitar i struktures
  • Projekti elektrik i struktures
  • Projekti i ngrohje-ventilimit të struktures
  • Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit të struktures
  • Formati i aplikimit i nënshkruar elektronikisht
  • Prokura ose autorizim nga zhvilluesi, në emër të aplikantit (projektuesit) për kryerjen e aplikimit për leje ndërtimi.
  • Leja e zhvillimit e miratuar/ PDV.
  • Dokument që vërteton të drejtat pasurore të pronës/ave që marrin pjesë në zhvillim dhe, nëse ka, kopje të marrëveshjeve për pronën si: çertifikata e pronësisë, kartela e pronësisë & harta treguese.)
  • Historiku i pronës, nëse kërkohet
  • Kontratë sipërmarrje, e lidhur midis zhvilluesit, pronarëve të truallit (apo përfaqësuesit të tyre me prokurë) dhe subjektit ndërtues që do të kryej punimet, e cila duhet të jetë origjinale dhe e lidhur para noterit.
  • Deklaratë noteriale për kallkan në rastet kur është i nevojshëm.
  • Deklaratë noteriale për prishjen e objekteve ekzistues në rastet kur zhvillimi parashikon prishjen e tyre për ndërtimin e strukturës së re.
  • Licensa e subjektit ndërtues, me kategoritë përkatëse të punimeve që do të kryhen, brenda afatit të vlefshmërisë. Subjekti duhet të jetë i regjistruar pranë Qendrës Kombëtare të Regjistrimit dhe duhet të paraqesë ekstraktin e regjistrimit në QKB të 3 muajve të fundit.
  • Vërtetim nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore, që subjekti ndërtues ka shlyer taksat dhe tarifat vendore, të parashikuara nga pushteti vendor. Subjektet të cilët nuk janë të regjistruar në Bashkinë e Tiranës të paraqesin vërtetim për hapjen e niptit sekondar, në mënyrë që të paguhen detyrimet përkatëse pranë Bashkisë Tiranë.
  • Vërtetimet nga OSHEE • Vërtetim që subjekti ndërtues nuk ka detyrime të papaguara • Vërtetim që zhvilluesi nuk ka detyrime të papaguara • Vertetim nga OSSHE për firmen (nëse aplikohet me NIPT)
  • Genplani i lëshuar nga Bashkia Tiranë
  • Plani i vendosjes së strukturës në shkallë 1:500, punuar mbi genplanin e hartuar nga sektori i Kadastrës së Bashkisë së Tiranës, firmosur me nënshkrim elektronik nga arkitekti.
  • Lidhja me infrastrukturën e në zonë:
    • Lidhja e strukturës me rrjetin rrugor, nga Sektori i Projektimit (Bashkia e Tiranës) hedhur mbi genplanin e hartuar nga topografët e Bashkisë së Tiranës.
    • Lidhja e strukturës me rrjetin e kanalizimeve, pranë Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë.
    • Lidhja e strukturës me rrjetin e ujësjellësit, pranë Ujësjellës Kanalizime sh.a, Tiranë.
    • Lidhja e strukturës me rrjetin elektrik, pranë CEZ shpërndarje, Tiranë.
    • Lidhja e strukturës me rrjetin telefonik, pranë ALBtelekom, Tiranë.
    • Lidhja e strukturës me pikën më të afërt të depozitimit të mbetjeve, pranë drejtorisë së Pastrimit dhe Mbetjeve Urbane, Bashkia e Tiranës.
  • Grafiku i kohëzgjatjes së realizimit të punimeve, i firmosur nga drejtori teknik i subjektit ndërtues dhe nënshkruar elektronikisht nga projektuesi.
  • Preventivi i realizimit të punimeve i hartuar mbi bazën e çmimeve mesatare, të përcaktuara në aktet ligjore në fuqi.
  • Raport i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM), i nënshkruar elektronikisht • Dokumenti që vërteton regjistrimin në QKB firmosur me vulë, gjithashtu i firmosur elektronikisht nga eksperti i mjedisit. • Çertifikata e ekspertit të VNM
  • Vërtetim nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK), në rastet kur objekti në të cilin kërkohet zhvilimi, është apo ka qenë monument kulture.
  • Miratim nga Drejtoria e Përgjithshme nr.1 e Punëtorëve të Qytetit, e cila ka për administrim prerjen e drurëve dhe rigjelbërimin e zonës (nëse është e nevojshme, në rastet kur nga projekti preken zona të gjelbërta).

Projektet dhe relacionet teknike të strukturës:

  • Projekti arkitektonik i strukturës i nënshkruar elektronikisht i nënshkruar elektronikisht.
  • Projekti konstruktiv i strukturës i nënshkruar elektronikisht.
  • Relacioni teknik i projektit konstruktiv të strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Studimi sizmologo – inxhinierik
  • Studimi gjeologo-inxhinierik
  • Projekti hidro-sanitar strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Relacioni teknik i projektit hidro-sanitar të strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Projekti elektrik i strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Relacioni teknik i projektit elektrik të strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Projekti i ngrohje – ventilimit i strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Relacioni teknik i projektit të ngrohje – ventilimit të strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Projekti i mbrojtjes kundra zjarrit i strukturës i nënshkruar elektronikisht
  • Relacioni teknik i projektit të mbrojtjes kundra zjarrit i strukturës i nënshkruar elektronikisht

Deklaratat e përgjegjësisë profesionale (të nënshkruara elektronikisht):

  • Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e arkitektit
  • Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit konstruktor
  • Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit hidroteknik
  • Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit elektrik
  • Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e inxhinierit mekanik (ngrohje – ventilimit)
  • Deklaratë e përgjegjësisë profesionale e eksperit zjarrëfikës
  • Deklarata e pergjegjesise profesionale / eksperti i vlerësimit mjedisor

Licencat (të nënshkruara elektronikisht):

  • Licenca e subjektit ndërtues
  • Licenca e arkitektit
  • Licenca e inxhinierit konstruktor
  • Licenca e inxhinierit hidroteknik
  • Licenca e inxhinierit elektrik
  • Licenca e inxhinierit mekanik (ngrohje – ventilimit)
  • Licenca e inxhinierit të mjedisit
  • Licenca e eksperit anti-zjarr
  • Licenca e inxhinierit sizmolog
  • Licenca e inxhinierit gjeolog

Policat e sigurimit (të nënshkruara elektronikisht):

  • Policë sigurimi e arkitektit
  • Policë sigurimi e inxhinierit konstruktor
  • Policë sigurimi e inxhinierit hidroteknik
  • Policë sigurimi e inxhinierit elektrik
  • Policë sigurimi e inxhinierit mekanik (ngrohje – ventilimit)
  • Policë sigurimi e eksperit zjarrëfikës
  • Policë sigurimi e eksperit të VNM-së ose Policë sigurimi e subjektit projektues
  • Polica e sigurimit e inxhinierit sizmolog
  • Polica e sigurimit e inxhinierit gjeolog

Oponenca teknike për të projektet e ndërtimit për të gjitha llojet e punimeve, me vlerë të preventivuar së paku 100 000 000 (njëqind milionë) lekë, e kryer nga Instituti i Ndërtimit.

Vërtetim për pagesën e tarifës së aplikim

Kohëzgjatja e procesit është max 60 ditë pune. (Këtu nuk përfshihen 15 ditët e punës që i lihen në dispozicion aplikuesit për plotësimin e dokumentacionit).

Procesi kalon në këto hapa:

  • Shqyrtim për çështje të formës
  • Plotësimi i dokumentacionit nga aplikuesi
  • Mendimi i institucioneve
  • Shqyrtimi i aplikimit + ndryshimi i projektit nga aplikuesi
    • Njoftim për ndryshimin e projektit
    • Raporti i Vlerësimit Teknik (RVT)
    • Opinioni i Këshillit Teknik
    • Vendimi i Kryetarit

 

Kryetari i Bashkisë, brenda 5 ditëve pune nga përmbushja e kushteve të përcaktuara më sipër, i dërgon aplikuesit nëpërmjet sistemit elektronik, lejen e ndërtimit, të nënshkruar elektronikisht prej tij

Proçedura dhe dokumentat për marrjen e Çertifikatës së Përdorimit

Pasi merret Çertifikata e Përdorimit dhe kryhet regjistrimi i objektit në Zyrën Vendore të Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme atëherë lind e drejta e Përdorimit të Objektit . Për marrjen e këtij shërbimi bëhet aplikimi në portalin e-albania pasi aplikimet bëhen vetëm online.Shërbimi është pa pagesë. Koha për të marrë këtë shërbim është 30 ditë. Dokumentat e nevojshme në këtë faze:

  • Aktet e kontrollit të ndërtimit
  • Deklaratë përputhshmërie që konfirmon kryerjen e punimeve në përputhje me normat dhe standardet e sigurisë në fuqi, e lëshuar nga subjekti që ka kryer punimet
  • Akt kolaudimi i hartuar nga kolaudatori i licencuar, së bashku me licencën përkatese brenda afatit të vlefshmerisë
  • Relacioni i supervizorit (mbikqyrësi i punimeve) i licencuar, së bashku me licencen përkatese brenda afatit të vlefshmërisë
  • Procesverbal nga OSHEE sh.a, i cili vërteton se objekti është marrë në dorëzim nga filiali elektrik
  • Akti teknik nga sektori PMNZSH, pranë Prefektit të Qarkut
  • Akt kolaudimi nga ndërmarrja ujësjelles-kanalizime që vërteton se subjekti ka kryer zbatimin e punimeve të furnizimit me ujë dhe shkarkimit të rrjetit të KUZ
  • Situacioni përfundimtar i punimeve
  • Relacion mbi zbatimin e instalimeve elektrike dhe hidrosanitare
  • Relacioni mbi zbatimin e projektit elektrik shoqeruar me licencën përkatese
  • Relacioni mbi zbatimin e projektit hidrosanitar shoqëruar me licencën përkatëse
  • Relacioni mbi zbatimin e ngrohje ventilimit shoqëruar me licencën përkatëse
  • Relacioni mbi zbatimin e projektit të mbrojtjes nga zjarri hidrosanitar shoqëruar me licencën peëkatëse

Baza e taksës është vlera në lekë e investimit të ri që kërkohet të kryhet ose vlera në lekë e çmimit të shitjes / m2 të investimit të ri. Klasifikimi si investim i ri përcaktohet në përputhje me legjislacionin në fuqi për dhënien e lejes së ndërtimit. Detyrimi për pagesën e taksës i takon investitorit. E ardhura nga taksa, për çdo rast, mblidhet nga organi që lëshon lejen e ndërtimit dhe arkëtohet, për çdo rast, për llogari të bashkisë, që mbulon territorin ku do të bëhet investimi. Struktura e ngarkuar për përllogaritjen dhe lëshimin e autorizimit për pagesën e taksës së ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja është Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Zhvillimit te Territorit dhe të ardhurat arkëtohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore.Niveli i taksës ndryshon në varësi të llojit të ndërtimit.

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike pa pagesë në numrin: 0800 0118 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia