Më datën 17 maj, në kuadër të javës së inovacionit, u organizua pranë sporteleve të ADISA-s te ZRPP Tiranë, dita e hapur për publikun, ku çdo qytetar pati mundësinë të njihet me risitë në ofrimin e shërbimeve publike, të cilat bazohen në zbatimin e të njëjtave parime të kujdesit që biznesi tregon ndaj klientëve, nën moton “Vëmendja jonë, ti”.​

Znj. Milena Harrito, Ministri i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, me këtë rast zhvilloi takime me qytetarë të ndryshëm dhe u njoh nga afër me problematikat e tyre si dhe përshtypjet me punën e bërë dhe risitë e sjella nga ADISA.