[fusion_builder_container hundred_percent=”no” equal_height_columns=”no” menu_anchor=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” background_color=”” background_image=”” background_position=”center center” background_repeat=”no-repeat” fade=”no” background_parallax=”none” parallax_speed=”0.3″ video_mp4=”” video_webm=”” video_ogv=”” video_url=”” video_aspect_ratio=”16:9″ video_loop=”yes” video_mute=”yes” overlay_color=”” video_preview_image=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” padding_top=”” padding_bottom=”” padding_left=”” padding_right=””][fusion_builder_row][fusion_builder_column type=”1_1″ layout=”1_1″ spacing=”” center_content=”no” link=”” target=”_self” min_height=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” background_color=”” background_image=”” background_image_id=”” background_position=”left top” background_repeat=”no-repeat” hover_type=”none” border_size=”0″ border_color=”” border_style=”solid” border_position=”all” border_radius=”” box_shadow=”no” dimension_box_shadow=”” box_shadow_blur=”0″ box_shadow_spread=”0″ box_shadow_color=”” box_shadow_style=”” padding_top=”” padding_right=”” padding_bottom=”” padding_left=”” margin_top=”” margin_bottom=”” animation_type=”” animation_direction=”left” animation_speed=”0.3″ animation_offset=”” last=”no”][fusion_title hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” content_align=”center” size=”1″ font_size=”” line_height=”” letter_spacing=”” margin_top=”” margin_bottom=”20″ margin_top_mobile=”” margin_bottom_mobile=”” text_color=”” style_type=”none” sep_color=”#ff6600″]

Politikat e Cilësisë dhe Kundër Rryshfetit

[/fusion_title][fusion_separator style_type=”single solid” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=”” sep_color=”#ff6600″ top_margin=”” bottom_margin=”40″ border_size=”2″ icon=”” icon_circle=”” icon_circle_color=”” width=”60″ alignment=”center” /][/fusion_builder_column][fusion_builder_column type=”1_1″ layout=”1_1″ background_position=”left top” background_color=”” border_size=”” border_color=”” border_style=”solid” border_position=”all” spacing=”yes” background_image=”” background_repeat=”no-repeat” padding_top=”” padding_right=”” padding_bottom=”” padding_left=”” margin_top=”0px” margin_bottom=”0px” class=”” id=”” animation_type=”” animation_speed=”0.3″ animation_direction=”left” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” center_content=”no” last=”no” min_height=”” hover_type=”none” link=””][fusion_text columns=”” column_min_width=”” column_spacing=”” rule_style=”default” rule_size=”” rule_color=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=””]

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), si shoqëria që ka si mision të veprimtarisë të ofrojë shërbime publike nëpërmjet ngritjes dhe administrimit të sporteleve pritëse për qytetarët (front office) si dhe qendrave të shërbimeve publike të integruara me një ndalesë, merr parasysh standardet më të larta të performancës lidhur me menaxhimin e Cilësisë dhe Kundër Ryshfetit.

ADISA është e përkushtuar në sigurimin e një shërbimi cilësor, në mënyrë të ndershme dhe etike, duke zbatuar qasjen me në qendër qytetarin përmes ngritjes së qendrave të ofrimit të shërbimeve publike të integruara, bazuar në ndarjen efektive të Zyrave pritëse nga Zyrat Përgjegjëse të Shërbimit dhe monitorimin e performancës gjithnjë në rritje, përmes një sistemi modern dhe efektiv menaxhimi të Cilësisë dhe Kundër Ryshfetit.

ADISA zhvillon biznesin e saj në mënyrë profesionale, me integritet dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Reputacioni ynë për të vepruar në mënyrë të ndershme ndërtohet mbi vlerat tona si organizatë dhe vlerat e punonjësve tanë.

Angazhimi ynë është të:

  • Veprojmë në përputhje me legjislacionin që lidhet me cilësinë e shërbimeve të ofruara dhe kundër ryshfetin, si dhe me rregulloret, kodet e praktikat më të mira të sektorëve respektivë;
  • Implementojmë, mirëmbajmë dhe vazhdimisht përmirësojmë Sistemin e Menaxhimit të Integruar (SIM) të Cilësisë dhe Kundër Ryshfetit në pajtueshmëri me kërkesat e ISO 9001, ISO 37001, nëpërmjet vlerësimeve, auditimeve të brendshme, rishikimeve të menaxhimit dhe Funksionit të pajtueshmërisë kundër-ryshfetit;
  • Identifikojmë, vlerësojmë dhe kontrollojmë të gjithë risqet e lidhura me Cilësinë dhe Ryshfetin, përmes planeve të përshtatshëm me qëllim eliminimin / zvogëlimin e ndikimeve që rrjedhin prej tyre;
  • Vendosim dhe rishikojmë periodikisht objektivat dhe synimet për të siguruar përmirësimin e vazhdueshëm të sistemit të integruar të menaxhimit;
  • Promovojmë dhe zhvillojmë një kulturë pozitive të cilësisë dhe sigurisë në organizatë. Komunikojmë me të gjithë punonjësit dhe gjithashtu zbatojmë së bashku këtë politikë si dhe objektivat e synimet e lidhura me të. Ofrojmë trajnime dhe mbështetjen e duhur dhe i nxisim të gjithë, të marrin pjesë në përmirësimin e vazhdueshëm të performancës së sistemit të integruar të menaxhimit;
  • Promovojmë ndërgjegjësimin lidhur me Cilësinë dhe Kundër Ryshfetin, për furnizuesit, klientët dhe palët tona të interesuara. Bëjmë transparente këtë politikë përmes faqes tonë të internetit si dhe promovimit në mjediset tona të punës. E komunikojmë atë për furnizuesit dhe klientët, për të rritur ndërgjegjësimin për Cilësinë dhe Kundër Ryshfetin dhe për të inkurajuar zbatimin e praktikave të mira të punës në operacionet e tyre;
  • Ndërmarrim aktivitetet tona në një mënyrë të tillë që të sigurojmë nivelet më të larta të profesionalizmit, drejtësisë, ndershmërisë dhe transparencës dhe të parandalojmë marrjen ose ofrimin e ryshfetit në të gjitha format e tij, qoftë direkt ose indirekt, për të fituar përparësi biznesi ose për ndonjë qëllim tjetër;
  • Kemi një qasje “zero tolerancë” ndaj veprimeve të ryshfetit dhe korrupsionit (pagesa, ofertë ose premtim për të paguar ose siguruar ndonjë gjë me vlerë), dhuratat dhe mikpritjen, pagesa lehtësuese (pagesa të vogla ose tarifa për të shpejtuar ose lehtësuar kryerjen e veprimeve rutinë) dhe pagesa për zyrtarët qeveritarë si dhe sigurojmë, që në rast të shkeljes së kësaj politike, të gjithë punonjësit do të përballen me pasojat sipas legjislacionit në fuqi.
  • Sigurojmë që asnjë ryshfet ose pagesë korruptive nuk kryhet, ofrohet, kërkohet ose merret nga menaxhimi ose personeli i ADISA ose nga kushdo që vepron në emrin tonë.
  • Mos përdorim një palë të tretë, qoftë drejtpërdrejt apo indirekt, për të kanalizuar ryshfetin ose ndikimin tek të tjerët;
  • Mbajmë të dhëna financiare dhe mirëmbajmë kontrollet e duhura të brendshme të vendosura, të cilat dëshmojnë arsyen për kryerjen e ndonjë pagese palëve të treta.
  • Inkurajojmë punonjësit dhe të tjerët që punojnë për Shoqërinë për të ngritur shqetësimet pa pasur frikë për hakmarrje, ndihmuar në trajtimin e çdo mashtrimi, korrupsioni dhe keqpërdorimi brenda organizatës dhe në vendosjen e standardeve të sjelljes etike.
  • Sigurojmë burimet e nevojshme për implementimin e kësaj Politike.

Kjo politikë zbatohet për menaxhimin e ADISA, anëtarët e bordit dhe personelin, të punësuar ose që veprojnë në emër të ADISA (përfshirë auditorët, furnizuesit, etj.). Kjo politikë shtrihet në të gjitha operacionet e ADISA, duke përfshirë operacionet e kryera nga çdo zyrë, zyrë rajonale dhe zyrë vendore në lidhje me shërbimet e ofruara.

[/fusion_text][fusion_text columns=”” column_min_width=”” column_spacing=”” rule_style=”default” rule_size=”” rule_color=”” hide_on_mobile=”small-visibility,medium-visibility,large-visibility” class=”” id=””][/fusion_text][/fusion_builder_column][/fusion_builder_row][/fusion_builder_container]