PAKETË INFORMUESE – FILLIMI I NJË PUNE TË RE

Kjo paketë  do të përmbledhë në mënyrë të thjeshtuar  informacion lidhur me dokumentacionin bazë të nevojshëm për fillimin e një pune të re, kanalet në të cilën mund të ofrohet një shërbim më i detajuar për vende vakante punësimi  si dhe hapat që duhet të ndiqen për marrjen e dokumentave me qëllim plotësimin e dosjes së aplikantit.

Hapat që duhet të ndiqni

Konkretisht, dokumentacioni i cili kërkohet zakonisht nga punëdhënësit është si më poshtë vijon:

  • Dokument identifikimi;
  • Përshkrimi i karrierës (CV);
  • Dëftesë ose Diplomë (të noterizuar);
  • Listë notash (të noterizuar);
  • Librezë pune (nëse ka);
  • Librezën e sigurimit shoqëror e shëndetësor ( nëse ka);
  • Dëshmi kualifikimi (nëse kërkohet);
  • Raport mjeko-ligjor për aftësinë në punë;
  • Vërtetim i vendbanimit;
  • Dëshmi penaliteti/Vërtetim i gjendjes gjyqësore (nëse kërkohet).

Dokumentet e renditura më sipër në pjesën më të madhe të tyre janë dokumente, të cilat i disponon apo hartohen nga vet punëmarrësi (qytetari) dhe nuk është nevoja e kryerjes së ndonjë aplikimi pranë institucioneve të administratës shtetërore. Dokumentet të cilat  lëshohen nga institucionet e administratës shtetërore janë vetëm Raporti mjeko – ligjor i aftësisë për punë dhe Dëshmia e Penalitetit e cila mund te merret online ne portalin e-albania.

Dëshmia e Penalitetit (nëse kërkohet nga punëdhënësi) është një dokument për të cilin aktualisht aplikohet ne portalin e-albania:

Aplikim për vërtetimin e verifikimit të gjendjes gjyqësore (Dëshmi Penaliteti)

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve lëshon vërtetim të gjendjes gjyqësore, për:

  • personat e dënuar
  • për ambasadë
  • për jashtë shtetit

Per rastet e dorezimit te dokumentacionit ne institucione te ndryshme jashte shtetit, aplikimi kryhet fizikisht prane Postes Shqiptare dhe te gjitha dokumentat duhen me vule te njome( apostile)  nga Ministria  e Jashtme.

Raporti Mjeko – Ligjor i Aftësisë për Punës është një dokument, i cili lëshohet pranë Qendrës Shëndetësore ku ka vendbanimin punëmarrësi dhe vërteton aftësinë për punë të subjektit pas ekzaminimit të mjekut të familjes. Për t’u pajisur me këtë raport nuk ka një set ekzaminimesh të përcaktuar pasi është në gjykimin e mjekut të familjes ekzaminimet e mëtëjshme.

Aplikanti paraqitet pranë mjekut të familjes tek i cili pasi studion kartelën personale shëndetësore dhe shikon ecurinë e shëndetit të pacientit vendos nëse duhet të vazhdojë me ekzaminime specifike. Nëse është e nevojshme të kryejë ekzaminime të tjera pajiset me rekomandimet përkatëse. Pacienti me rekomandim paraqitet në Poliklinikën e specialistete që mbulon Qendrën Shëndetësore ku ka vendbanimin. Pas kryerjes së ekzaminimeve sipas kategorisë përkatëse pajiset me përgjigjet përkatëse të cilat duhet të jenë të firmosura dhe vulosura. Me përgjigjet e analizave paraqitet para komisionit prej 3 mjekësh pranë Qendrës Shëndetësore. Komisionet mblidhen dy herë në jave, cdo të martë dhe të premte ora 13.00. Është komisioni i mjekëve që lëshon Raportin Mjeko – Ligjor i Aftësisë për Punë, i cili duhet të jetë i firmosur dhe vulosur. Analizat standarde për t’u pajisur me Raport Mjeko Ligjor për Atësinë në Punë janë:

  • Analizë gjaku
  • Analizë urine
  • Vizitë okulisti
  • Vizitë ORL
  • Skopi të mushkrive

Dokumentet e renditur si më sipër apo mënyra e rekrutimit nuk janë standard, por ato varen nga disa faktorë të cilët lidhen me:

  • Natyrën e punës që do të kryhet;
  • Punëdhënësin (publik/privat);
  • Kërkesat e vendosura nga punëdhënësi;
  • Legjislacioni mbi të cilin rregullohet marrëdhënia e punës Kodi i Punës/Nëpunës Civil (vetëm për publikun).
  • Informacion më të detajuar lidhur me vende vakante në institucionet e administratës shtetërore/subjekte private apo të dhëna shtesë të cilat mund të nevojiten për një punëkërkues mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Shërbimit Kombëtar të Punësimit (http://www.shkp.gov.al/).
  • Informacion më të detajuar lidhur me procedurën e rekrutimit në shërbimin civil, mund t’i gjeni në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Shtetërore 

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike pa pagesë në numrin: 0800 0118 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia