QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË GJIROKASTËR
Qendra e Integruar Gjirokastër është krijuar në datë 6 Qershor 2017.
Qendra e Integruar me Një Ndalesë ADISA në qytetin e Gjirokastrës, ofron 338 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi. Mbi 28.000 qytetarë dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile.
Numri i institucioneve që ofrojnë shërbimet në Qendrën e Integruar Gjirokastër janë 9 institucione dhe një sportel i dedikuar për Bankë, të ndara në 18 sportele që ofrojnë shërbime dhe 4 sportele të tjera të dedikuara për Ankesat, Protokollin, sportelin e Informacionit dhe të Postës Shqiptare.Gjithashtu, qytetarët mund të gjejnë edhe sportelin e ALEAT nga ku mund të gjenerohen Karta e Identitetit dhe Pasaporta Biometrike. Për më tepër, është çelur edhe sporteli për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në të cilin mund të bëhen ankesa për çdo lloj përballje diskriminuese ndaj qytetarëve.
Vendndodhja: “Bulevardi 18-Shtatori” Ish-Shtëpia Oficerave, Gjirokastër
Orari i pritjes: E hënë – E premte 08:00 – 15:00
Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Gjirokastër?