QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË KAVAJË
Qendra e Integruar Kavajë është krijuar nga ADISA si Qendra e Parë e Integruar në Shqipëri, në datë 16 Nëntor 2016.
Qendra e Integruar me një Ndalesë në Kavajë vijon punën duke u përmirësuar dhe duke lehtësuar jetën e qytetarëve, nëpërmjet grupimit të institucioneve publike dhe shërbimeve më të kërkuara në një vend të vetëm, sipas standardeve me moderne.
Numri i institucioneve që ofrojnë shërbimet në Qendrën e Integruar Kavajë janë 6 institucione ndër të cilat: (ZRPP, FSDKSH, ISSH, QKB, DPGJC dhe DPT të ndara në 13 sportele dhe 4 sportele të tjera të dedikuara për Ankesat, Protokollin, sportelin e informacionit dhe të Postës Shqiptare.
Vendndodhja: “Pallati i Kulturës i Kavajës” Kati i parë, pranë Shëtitores “Josif Buda”, Kavajë
Orari i pritjes: E hënë – E premte 08:00 – 15:00

Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Kavajë?