QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË KRUJË
Qendra e Integruar Krujë është krijuar në datë 13 Mars 2017.
Në qytetin e Krujës, Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ka hapur dyert për qytetarët me datë 13 Mars 2017. Synimi i kësaj Qendre të Integruar, si në çdo qytet tjetër, është lehtësimi i jetës së qytetarëve dhe përmirësimi i ofrimit të shërbimeve publike.
Numri i institucioneve që ofrojnë shërbimet në Qendrën e Integruar Krujë janë 6 institucione ndër të cilat: (ZRPP, FSDKSH, ISSH, QKB, DPGJC dhe DPT të ndara në 11 sportele dhe 4 sportele të tjera të dedikuara për Ankesat, Protokollin, sportelin e informacionit dhe të Postës Shqiptare.
Vendndodhja: “Lagjia numër 1″, Krujë
Orari i pritjes: E hënë – E premte 08:00 – 15:00

Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Krujë?