Takimi u vlerësua nga  partnerët europianë, të cilët vlerësuan lart rolin dhe moderimin e bashkëdrejtueses së takimit, Ministres Ekonomi, që siç u  shprehën dhe përfaqësuesit e Komisionit Europian përbënte risi caktimi i një ministri  të mandatuar për koordinimin e agjendës së Reformës në Administratën Publike.
Skuadra e konsoliduar e institucioneve shqiptare bëri një prezantim dinjitoz dhe të suksesshëm,  në nivel politik dhe institucional.
�Pala shqiptare raportoi lidhur me hapat e ndjekur në reformat për ofrimin e shërbimeve, me fokus nevojat e qytetarëve dhe bizneseve, të cilat duhet të marrin shërbime me cilësi dhe integritet nga administrat publike, duke patur si objektiv rritjen e cilësisë së menaxhimit, rritjen e konsiderueshme dhe gjithëpërfshirëse të pagave të administratës publike, llogaridhënien dhe transparencën.
�Në këtë takim bilateral ADISA raportoi për dy komponentë:
-“ Service delivery”, politikat e Shërbimeve publike për periudhën 2019-2022,   si dhe
-Zbatimi i politikave të ofrimit të shërbimeve duke informuar dhe përditësuar përfaqësuesit e BE-së lidhur me vijimësinë dhe ndërveprimin e punonjësve të ADISA-s me Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, nëpërmjet përfshirjes së tyre në monitorimin e platformës www.shqiperiaqeduam.al dhe monitorimit të SQDNE-së, pas mbylljes së sporteleve fizike dhe kalimin online të dhënies së shërbimeve publike.

GALERIA