[title size=”1″ content_align=”center” style_type=”default” sep_color=”” margin_top=”” margin_bottom=”” class=”” id=””]TERMAT E PËRDORIMIT DHE TË PRIVATËSISË

[/title]

Qeveria e konsideron mbrojtjen e privatësisë dhe të të dhënave tuaja personale si çështje shumë të rendësishme dhe është e përkushtuar të zbatojë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, ashtu siç edhe përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar si dhe aktet e tjera nënligjore në plotësim.

Njëkohësisht, Qeveria është e ndërgjegjshme që qytetaret e saj kanë nevojë të kenë informacion se si trajtohen të dhënat e tyre personale. Ndaj, dhe objekti i kësaj rregulloreje është t’ju informojë se si Qeveria shqiptare administron të dhënat tuaja personale.

1.      ÇFARË TË DHËNASH PËRPUNOHEN NE KËTË FAQE?

Të dhëna personale

Qeveria përpunon të dhënat personale të personave të cilët aksesojnë faqen unike të denoncimit të korrupsionit dhe plotësojnë formularin e denoncimit të praktikave korruptive online që përfshijnë emër, mbiemër, adresë, numër telefoni fiks apo celular, adresë emaili dhe çfarëdo lloj të dhëne tjetër kontakti.

Të dhëna mbështetëse dhe vërtetuese

Qeveria perpunon edhe nje kategori tjetër të dhënash të ndryshme nga të dhenat personale të lartpërmendura. Te dhënat mbështetese apo vërtetuese përfshijnë të dhënat si video, foto, dokumente të cilat ngarkohen në sistem si pjesë e formularit online të denoncimit. Qeveria i përpunon këto të dhëna për të mundësuar shqyrtimin dhe ndjekjen e praktikës korruptive të denoncuar.

Përdoruesit e kësaj faqeje elektronike janë përgjegjës për të gjitha të dhënat e dorëzuara nga ana e tyre. Gjatë përdorimit të faqes unike për denoncimin e korrupsionit, Qeveria nuk mban përgjegjësi për saktësinë, ligjshmërinë apo përshtatshmërinë e çdo të dhëne të dorëzuar nga përdoruesit në këtë faqe elektronike. Gjithashtu përdoruesit mbajnë përgjegjësi për të gjithë informacionet apo denoncimet që janë të rreme, ato që mund të koniderohen si shpifje, abuzive, kërcënuese, të dëmshme apo të pahijshme.

2. PËRPUNIMI I TË DHËNAVE DHE PËRHAPJA E TYRE

Qeveria mbledh të dhënat e dorëzuara nga përdoruesit e kësaj faqeje, në mënyrë që të ofrojë një mjet të shpejtë për denoncimin e rasteve të korruptive dhe në mënyrë që t’u përgjigjet sa më mirë denoncimeve të qytetarëve. Këto të dhëna na japin mundësinë që të shqyrtojmë, të trajtojmë dhe të zgjidhim praktikat korruptive të denoncuara.

Parimet e përpunimit të të dhënave 

a)      Të dhënat përdoren gjithmonë në përputhje me legjislacionin në fuqi;

b)      Përpunimi bëhet për qëllime specifike, të përcaktuara qartë dhe legjitime;

c)      Në rastet kur paraqitet e nevojshme, të dhënat do të përditësohen duke ndërmarrë çdo hap të arsyeshëm për të fshirë apo korrigjuar të dhëna të pasakta apo të paplota, në lidhje me qëllimin për të cilin janë mbledhur apo për të cilin përpunohen më tej;

d)     Përpunimi bëhet në mënyrë të ndershme, të drejtë dhe të ligjshme.

Ruajtja e të dhënave

Të dhënat personale do të ruhen për aq kohë sa është e nevojshme sipas qëllimit kryesor të mbledhjes së tyre.

Përhapja e të dhënave personale te të tretët

Duke dorëzuar të dhëna përmes faqes unike të denoncimit të korrupsionit dhe duke dhëne pëlqimin tuaj gjatë dorëzimit të formularëve online, ju jepni automatikisht pëlqimin tuaj për shqyrtimin e të dhënave të dorëzuara, si dhe ndjekjen e mëtejshme të rastit korruptiv të denoncuar dhe përhapjen e të dhënave pranë institucioneve përgjegjëse përkatëse për shqyrtimin e këtyre rasteve. Përhapja e të dhënave do të bëhet me qëllim shqyrtimin dhe ndjekjen e duhur të rastit korruptiv.

Nëse gjatë shqyrtimit nga institucionet përgjegjëse të rasteve të denoncuara për praktika korruptive konstatohet shkelja e dispozitave ligjore apo konsumimi i një vepre penale, Qeveria ka përgjegjësinë të komunikojë të dhënat e denoncimit pranë organeve ligjzbatuese përgjegjëse për hetimin e rasteve.

Përdorimi i të dhënave të dorëzuara përmes formularëve për analiza statistikore apo cilësore 

Serveri i Qeverisë njeh adresën-IP të vizitorit dhe në këtë mënyrë regjistron të dhënat rreth përdorimit të kësaj faqeje elektronike. Të dhënat tuaja personale që mblidhen nëpërmjet kësaj faqeje elektronike, përpunohen vetëm për qëllimin që ato mblidhen dhe në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe këtë deklaratë të privatësisë.

Të dhënat personale si dhe të dhënat plotësuese apo vërtetuese, ndihmojnë Qeverinë që të zhvillojë analiza për përmirësimin e shërbimeve të institucioneve të saj, qoftë ato statistikore apo cilësore. Në çdo rast, kur informacione të bazuara në të dhënat e marra nga kjo faqe elektronike do të përdoren për analiza statistikore apo cilësore, të dhënat e publikuara apo të përdorura nuk do të mundësojnë identifikimin tuaj.

3. AKSESI NË INFORMACIONIN TUAJ

Në zbatim të kuadrit ekzistues ligjor ju keni të drejtën të kërkoni informacion mbi të dhënat tuaja personale që përpunohen nga Qeveria dhe ne do t’ju përgjigjemi brenda një afati 30 ditor. Kërkesa nevojitet të dërgohet me shkrim në adresën:

Faqja Unike për Denoncimin e Korrupsionit

Kryeministria

Blv. Dëshmorët e Kombit

Nr. 1, KP 1000, Tiranë

Lutemi që, bashkëngjitur kërkesës, të citoni emrin tuaj, adresën dhe numrin e telefonit apo celularit.

4. KORRIGJIMI DHE FSHIRJA E TË DHËNAVE PERSONALE

Çdo subjekt i të dhënave ka të drejtë të kërkojë bllokimin, korrigjimin ose fshirjen e të dhënave pa pagesë, kur vihet në dijeni se të dhënat rreth tij nuk janë të rregullta, të vërteta, të plota ose janë përpunuar dhe mbledhur në kundërshtim me dispozitat e kuadrit ligjor për mbrojtjen e të dhënave personale.

Qeveria, brenda 30 ditëve nga data e marrjes së kërkesës së subjektit të të dhënave, do ju informojë për përpunimin e ligjshëm të të dhënave, kryerjen ose moskryerjen e bllokimit, korrigjimit apo të fshirjes.

Në rast të shkeljes të procedurave më lart, ju keni të drejtën t’i drejtoheni Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

5. MASAT E SIGURISË NË LIDHJE ME TË DHËNAT PERSONALE

AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit) do të sigurojë asistencën teknike të nevojshme për funksionimin e Faqes Unike të Denoncimit të Korrupsionit si dhe mirëmbajtjen e shërbyesit (serverit) të faqes. AKSHI ka gjithashtu përgjegjësinë për mbrojtjen e bazës së të dhënave ku ruhet informacioni.

Faqja Unike e Denoncimit të Korrupsionit do të mbrohet në mënyrë të përshtatshme nga AKSHI kundrejt veprimeve ndërhyrëse, çdo sulmi elektronik si dhe çdo problemi tjetër që lidhet me sigurinë.

AKSHI, është i  ndërgjegjshëm për rëndësinë dhe sensitivitetin e të dhënave personale dhe respekton në mënyrë rigoroze masat për sigurinë që parashikohen në Ligjin Nr 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, i ndryshuar. Kjo arrihet nëpërmjet përdorimit të teknikave të avancuara dhe moderne për të ruajtur bazat e të dhënave dhe sistemet e saj kompjuterike. Po ashtu, AKSHI kujdeset që transferimi dhe regjistrimi i të dhënave të bëhet me masa të plota sigurie në përputhje të plotë me legjislacionin përkatës.

6. TË TJERA

Qeveria rezervon të drejtën që të ndryshojë apo modifikojë këtë rregullore në çdo moment, në zbatim të çdo ndryshimi të mundshëm të legjislacionit në fushën e mbrojtjes së të dhënave personale dhe privatësisë.