REQUEST FOR EXPRESSIONS OF INTEREST – ALBANIA
“Marrje në dorëzim e pjesës së mbetur së produkteve të kontratës administrative nr.725113 prot.. date 15.08.2019
“Supply and Installation of Integrated Front Office Service Delivery platform”, Ref: AL-8521/G/ICB/1.06 ”.
SPECIFIKIME TEKNIKE TË PROCEDURËS, ME OBJEKT:
“Marrje në dorëzim e pjesës së mbetur së produkteve të kontratës administrative nr.725113 prot.. date 15.08.2019 “Supply and Installation of Integrated Front Office Service Delivery platform”, Ref: AL-8521/G/ICB/1.06 ”
Qëllimi/Produktet e parashikuara në kontratë:
- Kryerja e procesit të marrjes në dorezim të produkteve të përcjella nga kompania në bazë te legjislacionit në fuqi.
- Përgatitja e një raporti final ku evidentohet procedura e ndjekur për vlerësimin dhe marrjen në dorezim të produkteve në të cilën të detajohet niveli i realizuar.
- Organizimi dhe dokumentimi i testimit te kryer te produkteve te përcjelle nga bashkimi i operatorëve. (nepermjet Demo session ose teknika te tjera ekuivalente)
Ekspertë (2)
Kualifikimet dhe aftësitë:
- Të ketë perfunduar të paktën studimet universitare të ciklit të dytë, në nivelin “Master Shkencor”, ose të zoterojë diplomë universitare ekuivalente (te njëhsuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit) në këtë nivel, vertetuar me kopje të diplomës në Informatikë, Informatikë Ekonomike, Inxhinieri Informatike ose degë të tjera ekuivalente për nga kurrikula në fushën e Informatikës;
- Të ketë të paktën 10 (dhjetë) vite eksperiencë në fushen e teknologjise së informacionit, specifikisht në zhvillimin e produkteve softëare, sigurimin e cilësisë, testimin e tyre dhe certifikimin e sistemeve IT, e provuar me librezë pune/vërtetime/leter referenca dhe kontratat e ngjashme lidhur me punet e specifikuara;
- Njohuri lidhur me procedurat dhe infrastrukturën IT të administrates publike (eksperienca të mëparshme pune në bashkëpunime apo punësim me administratën publike);
- Aftësi për të analizuar, komunikuar efektivisht dhe shkruar raporte të detajuara.
Afatet:
Procesi duhet të finalizohet brënda 15 ditëve nga data e nenshkrimit të kontratës midis palëve.
Materiale teknike/ administrative:
ADISA do të vendosë në dispozicion të eskpertëve raportin e plotë të vlerësimit Prot. 341/2 Dt. 25.11.2020 të percjelle nga Konsulenti i jashtëm i kontraktuar gjate fazes së zhvillimit të projektit, faturën e pëcjellë nga BoE si dhe do të lehtësoje komunikimin e nevojshme me BoE për çdo informacion apo material teknik mbështetës të nevojshëm.