ADISA dhe Moldova eGovernment Center, shkëmbim eksperiencash në Tiranë

 

Në takimin me Delegacionin Moldav, në ambientet e ADISA Tiranë, diskutuam mbi Reformën e Shërbimeve Publike dhe rolin e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në të.

Shkëmbyem eksperiencat e ndërsjellta për përmirësimin dhe modernizimin e mënyrës së lëvrimit të shërbimeve nëpërmjet zgjidhjeve inovatore, ku veçanërisht u theksua përvoja e deritanishme e ADISA-s në zhvillimin dhe implementimin e standardeve të reja të ofrimit të shërbimit, në ndarjen e përgjegjësive të sportelit të shërbimit nga zyra përgjegjëse për lëvrimin e tyre, si dhe u theksua roli i ADISA në procesin e ri-inxhinierimit të shërbimeve publike.

Në vijimësi të shkëmbimit të eksperiencave u zhvilluan takime edhe me përfaqësues nga AKSHI, ISDA, PMU, DU, QKB si dhe u vizituan ambientet e ZVRPP Tiranë dhe qendrës së integruar ADISA Krujë.​

2017-12-13T14:54:14+00:00