QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË KAMËZ
Qendra e Integruar Kamëz, qendra ADISA e 23-të, nisi funksionimin më 01.11.2021.
Kjo qendër ofron mbi 1000 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar e cilësi shërbimi. Mbi 104,190 qytetarë (sipas censusit 2011) dhe biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, regjistrimit të biznesit, marrjes së licencave dhe gjendjes civile.
Nëpërmjet 25 sporteleve në total, Qendra e Integruar ADISA Kamëz ofron shërbimet e saj, të cilat ndihmojnë në asistimin e qytetarëve për të gjitha shërbimet që ofrohen nëpërmjet e-albania si dhe sporteleve të shërbimit të institucioneve të tjera në qendër si DPGJC,ALEAT,DPSHTRR,Bashkia Kamëz,UKK,Posta Shqiptare.
ADISA Kamëz ndodhet në Pallatin e Kulturës Kamëz dhe investimi është krijuar me fondet e buxhetit të shtetit.
Qendra e Integruar ADISA Kamëz, ruan të gjitha standardet europiane për ofrimin e shërbimeve publike duke përmendur këtu, infrastrukturën e përshtatur për PAK dhe informacionin e përshtatur në gjuhën e shenjave, sistemin elektronik të menaxhimit të radhës, ambiente bashkëkohore që do të ofrojnë akses për të gjithë qytetarët në kushtet më të mira të ofruara ndonjëherë në vendin tonë.
Vendndodhja: Bulevardi Blu Kamëz
Orari i pritjes: E hënë – E premte 08:00 – 15:00
Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Gjirokastër?