CALL CENTER 0800 0118

Call Center ka filluar aktivitetin e saj në dt. 7 Tetor 2016 dhe shërben si pike reference informacioni për më shumë se 900 shërbime publike nga 50 Institucione.  Përzgjedhja e institucioneve është bërë bazuar në numrin e madh të transaksioneve.

Qytetarët mund të kërkojnë informacion për dokumentacion e nevojshëm, për tarifat, për afatet ligjore për përfitimin e shërbimit nga momenti i aplikimit etj.  Call center, si kanal informimi operon nga ora 08:00-19:00 (nga e Hëna deri të Premte) dhe ofron informacion tek qytetarët pa shpenzuar kohë. Stafi është i trajnuar mbi etikën e duhur dhe dhënien e informacionit të saktë, të plotë, të kuptueshëm për pyetje, për të cilat qytetarët deri më sot drejtoheshin tek sporteli i institucionit shtetëror.