Qendra e Integruar me nje ndalese Fier 2017-11-21T14:56:10+00:00

QENDRA E INTEGRUAR ME NJË NDALESË FIER

Qendra e Integruar me Një Ndalesë ADISA Fier u çel më datë 12.05.2017, duke ofruar 343 shërbime publike të nivelit qendror dhe vendor, me standard të përmirësuar dhe cilësi shërbimi.

Mbi 120,000 qytetarë e biznese mund të përfitojnë shërbime sa i takon regjistrimit të pronës, përfshirë regjistrimin e tokës bujqësore, sigurimeve shoqërore, kartës së shëndetit, deklarimit dhe vërtetimit të taksave në nivel qendror e lokal, regjistrimit të biznesit dhe marrjes së licencave, gjendjes civile, si dhe mund të përfitojnë shërbime të zyrës së punës në Fier.

Konkretisht, pranë kësaj Qendre qytetarët dhe bizneset përfitojnë:

  • 51 shërbime të ZVRPP Fier;
  • 63 shërbime të ISSH/ALSSH Fier;
  • 1 shërbim të FSDKSH Fier;
  • 28 shërbime të DRT Fier;
  • 169 shërbime të QKB Fier (QKR dhe QKL);
  • 23 shërbime të SHKP Fier; si dhe në nivel vendor;
  • 5 shërbime të DPTTV Fier – Taksat Vendore;
  • 3 shërbime të DRTB – Regjistrimi i Tokës Bujqësore.

Si i vlerësoni ndryshimet në cilësinë e shërbimit, të kryera nga ADISA në Qendrën e Integruar Fier?