Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në bashkëpunim me projektin “Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin”- IPSD, financuar nga BE, zhvilluan sot ceremoninë përmbyllëse të projektit.
Në prani të z. Stephen Stork, përfaqësues i Delegacionit dhe udhëheqëses së projektit znj. Daina Belicka, u diskutua mbi mbarëvajtjen e të gjithë komponentëve të cilët përmbante ky projekt dhe realizimi i suksesshëm në kohën e duhur. Gjatë një periudhe prej rreth 24 muajsh (Qershor 2017- Maj 2019), projekti ka mbështetur dhe bashkëpunuar me ADISA-n për 6 komponentë kryesorë të cilët janë:
- Rishikimi i kuadrit ligjor të ofrimit të shërbimeve;
- Hartimin e një metodologjie për vlerësimin e rrezikut të korrupsionit institucional;
- Zhvillimin e platformave të dhënave dhe mbledhjen e informacionit nga institucionet për të rinovuar edhe më tej inventarin e shërbimeve publike në Shqipëri;
- Ngritjen e sistemeve të matjes së performancës për operacionet e ADISA dhe Qendrave të Integruara të shërbimit;
- Vlerësimin e funksionimit organizativ të Qendrave të Integruara të Shërbimit;
- Përgatitjen e manualit operacional të kanaleve të ofrimit të shërbimeve të integruara;
- Hartimin e një modeli biznesi për operacionet e përgjithshme të ADISA-s;
- Ngritjen e kapaciteteve të stafit të ADISA-s në lidhje me aplikimin e metodologjive dhe produkteve të hartuara në kuadër të projektit si edhe në lidhje me tema më të përgjithshme;
Në përfundim, ADISA u vlerësua për korrektësinë dhe gatishmërinë e treguar për të ofruar ndihmën e duhur në kohën e caktuar. Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ka marr një ndihmë mjaft të veçantë nga implementimi i këtij projekti për përmirësimin e shërbimeve publike dhe konsiderohet gjithashtu mjaft e rëndësishme zbatimi i projekteve të tjera në të ardhmen në ndihmë të Ofrimit të Shërbimeve Publike në vendin tonë.