Aktivitete

/Aktivitete
7 11, 2017

ADISA Gjirokastër- Zyrë pilot për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

By |2017-12-13T14:57:44+00:00November 7th, 2017|Aktivitete|Comments Off on ADISA Gjirokastër- Zyrë pilot për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi

  Hapet zyra pilot për Komisionerin për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD), në qendrën e Shërbimeve Publike të Integruara ADISA në Gjirokastër. Kjo zyrë do të shërbejë si pika e parë e kontaktit me qytetarët për të përmirësuar mbulimin, aksesueshmërinë dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi çështjet e diskriminimit. Gjithashtu nëpërmjet kësaj zyre do të mbahen lidhjet me institucionet vendore, duke përfshirë zyrat rajonale të Avokatit të Popullit dhe organizatat lokale të shoqërisë civile. Me ndihmën dhe financimin e Programit të Përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës “Rritja e efikasitetit të sistemit shqiptar të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe anti-diskriminimit” dhe mbështetjen e Komisionerit për Mbrojtjen nga [...]

28 10, 2017

ADISA ndihmë biznesit, çel sportele këshillimi në qendrat “one stop shop”

By |2018-04-18T11:38:09+00:00October 28th, 2017|Aktivitete|Comments Off on ADISA ndihmë biznesit, çel sportele këshillimi në qendrat “one stop shop”

Një hapësirë e re informimi do të jetë në dispozicion për bizneset e vogla dhe të mesme në qendrat me një ndalesë të Shërbimeve Publike, duke nisur nga viti 2018.Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në kuadër të shtimit të shërbimeve publike që ofron në sportelet e saj si dhe ardhjes në ndihmë për bizneset e ndryshme do të çelë pranë qendrave “one stop shop”, sportele të dedikuara posaçërisht për këshillimin e tatimpaguesve në marrëdhëniet e tyre me shtetin.Kjo mundësi e re për bizneset do të realizohet përmes një projekti të përbashkët mes ADISA, BERZH dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të cilat në mesin e [...]

3 10, 2017

Një projekt i ri po mbështet ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin

By |2018-04-18T11:38:17+00:00October 3rd, 2017|Aktivitete|Comments Off on Një projekt i ri po mbështet ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qytetarin

Projekti i ri i financuar nga BE "Mbështetje për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike me në qendër qytetarin" është pjesë e reformës së ofrimit të shërbimeve publike e cila drejtohet nga iniciativa "Inovacioni kundër korrupsionit: Ndërtimi i një Modeli për ofrimin e shërbimeve publike me në qendër qyterarin" ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare në vitin 2014. Shtyllat e reformës në ofrimin e shërbimeve me në qendër qytetarin janë: ndarja e sporteleve pritëse nga zyrat mbështetëse; ofrimi i shërbimit të integruar përmes ri-inxhinierimit të proceseve të biznesit; reforma ligjore; dhe dixhitalizimi i shërbimeve. Projekti do të mbështesë ADISA-n për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri duke ndërmarrë një [...]

8 09, 2017

Rikonstruksioni i Qendrave të Shërbimeve Publike të Integruara me një ndalesë

By |2017-09-08T08:27:06+00:00September 8th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Rikonstruksioni i Qendrave të Shërbimeve Publike të Integruara me një ndalesë

Rikonstruksioni i Qendrës së Shërbimeve Publike të Integruara me një ndalesë Kavajë Rikonstruksioni i Qendrës së Shërbimeve Publike të Integruara me një ndalesë Fier

18 07, 2017

Thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

By |2017-08-16T07:00:57+00:00July 18th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe Institucionet e tjera Publike.

Ju informojmë se shpallet thirrja e tretë e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës në Administratën Shtetërore dhe institucionet e tjera publike. Në këtë program ftohen të aplikojnë të të rinj profesionistë nga mosha 21 deri 26 vjeç, nga Shqipëria dhe Diaspora, të cilët kanë mbaruar minimalisht ciklin e parë të studimeve bachelor. Për më tepër informacion, ju lutem klikoni: http://praktika.sociale.gov.al/ 

18 05, 2017

Konferenca rajonale ministeriale: Reforma në shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor

By |2017-08-16T07:08:01+00:00May 18th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Konferenca rajonale ministeriale: Reforma në shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor

Më 18 Maj - 19 Maj u mbajt në Tiranë konferenca rajonale ministeriale me temë: Shërbimet publike në Ballkanin Perëndimor, ku morën pjesë kryeministri i Shqipërisë, z Edi Rama dhe katër ministra nga vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilët mbajtën dhe një fjalë përshëndetëse në hapje të konferencës. Të pranishëm ishin znj Milena Harito, Ministër i Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike; znj Marta Arsovska Tomosvska, Ministër për Shoqërinë e Informacionit dhe Administratën e Maqedonisë; znj Ana Brnabic, Ministre e Administratës Publike dhe Qeverisjes Lokale në Serbi dhe Suzana Pribilovic, Ministre e Administratës Publike të Malit të Zi, të cilat paraqitën situatën aktuale të shërbimeve publike në vendet e [...]

16 05, 2017

Hapja ADISA Fier, Gjirokastër dhe ADISA MOBILE UNITS

By |2017-08-16T07:25:54+00:00May 16th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Hapja ADISA Fier, Gjirokastër dhe ADISA MOBILE UNITS

Hapja e ADISA FIER Së shpejti do të inaugurohet Qendra e trëtë e Integruar me një ndalesë ADISA Fier, në këtë qendër qytatarët do të mund të marrin shërbime me një ndalesë nga institucione qendrore dhe vendore ku pwrfshihen: 1- ISSH- Instituti i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore 2- FSDKSH- Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor 3- DPT- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve 4- ZRPP- HIPOTEKA 5- QKB- Qendra Kombëtare e Biznesit 6- SHKP- Shërbimi Kombëtar i Punësimit 7- Taksat Vendore Në këtë qendër ofrohen mbi 250 shërbime për rreth 120,655 qytetarë dhe biznese si (shërbime të regjistrimit të pasurisë, sigurimet shoqërore, karta e shëndetit, regjistrimi i biznesit, shërbimet [...]

15 05, 2017

Shpallen Fituesit e konkursit ADISA MOBILE APP

By |2017-08-16T09:11:01+00:00May 15th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Shpallen Fituesit e konkursit ADISA MOBILE APP

Më datë 15 maj në ambientet e piramidës u zhvillua konkursi ADISA MOBILE APP, ku u prezantuan 3 projekt idetë më të mira si dhe u shpall fituesi i çmimit të parë për aplikacionin më të mirë mobile për shërbimet publike. Fituesi Kleo Xhindoli do të jetë përfitues i çmimit të madh prej 500.000 AL. Tre konkurentët paraqitën projekt idetë e tyre në përputhje me specifikimet që Adisa kishte vendosur për përmbajtjen e këtij aplikacioni. Me anë të këtij aplikacioni qytetarët do të kenë mundësi të rezervojnë biletën e tyre online. Tre modulet kryesore të tij janë: 1.Rezervimi i biletës online Me anë të këtij moduli qytetari do të ketë [...]

13 05, 2017

Aktiviteti “ Shërbimet Publike me në fokus qytetarët e rinj”

By |2018-02-13T09:17:07+00:00May 13th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Aktiviteti “ Shërbimet Publike me në fokus qytetarët e rinj”

Në kuadër të Javës së Inovacionit që u zhvillua më datat 13-22 Maj me temë « Teknologjia është Punësim » , në ambientet e ZVRPP Tiranë u organiza Aktiviteti me të rinjtë e grup moshave 13-17 vjeç, ku u bë prezantimi i shërbimeve publike si dhe prezantimi i “Kartës së Qytetarit” duke i njohur ata me mënyrën si merren shërbimet publike në sportel, si dhe të drejtat e tyre si qytetarë. Të rinjtë  u njohën më tej me ADISA  si edhe ndryshimin  e bërë në shërbimet publike. Aktiviteti u konceptua si një prezantim interaktiv i parimeve kryesore të” Kartës së Qytetarit”,  si dhe të një videoje të animuar në lidhje [...]

3 04, 2017

Qendra e Shërbimeve Publike të Integruara me një ndalesë ADISA​ Krujë, operon që nga muaji mars 2017 dhe ofron mbi 230 shërbime publike nga 6 institucione.

By |2017-08-16T09:26:43+00:00April 3rd, 2017|Aktivitete|Comments Off on Qendra e Shërbimeve Publike të Integruara me një ndalesë ADISA​ Krujë, operon që nga muaji mars 2017 dhe ofron mbi 230 shërbime publike nga 6 institucione.

Agjencia e Shërbimeve Publike, ADISA vazhdon shtrirjen e saj në të gjithë territorin e vendit. Në qytetin e Krujës është çelur Qendra me një ndalesë e Shërbimeve Publike, në të cilën qytetarët do të mund të marrin mbi 230 shërbime nga 6 institucione shtetërore qendrore dhe vendore. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast merrnin pjesë personalitete si Ministrja për Inovacionin dhe Administratën Publike, Milena Harito, ministri për Çështjet Vendore, Eduard Shalsi, Drejtoresha e Bankës Botërore për Evropën Juglindore, Ellen Goldstein, Ambasadori Italian Alberto Cutillo, Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP, Brian Ëillimas, deputetë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese, drejtuesit e institucioneve që [...]