Aktivitete

/Aktivitete
20 04, 2018

Dita e Inovacionit dhe Kreativitetit në ADISA Fier

By |2018-05-17T07:07:43+00:00April 20th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Dita e Inovacionit dhe Kreativitetit në ADISA Fier

Në prag të Ditës së Inovacionit dhe Kreativitetit, së bashku me ZëvendësKryeministren Znj. Senida Mesi, ZëvendësMinistren e Energjisë dhe Infrastrukturës Znj. Dorina Cinari, NënKryetaren e Bashkisë Fier Znj. Gentiana Cakrani, Drejtorin e ProTik Z. Erton Graceni, përfaqësuesin e Shoqatës Shqiptare të Teknologjisë së Informacionit Z. Erjon Curraj dhe përfaqësues të AKSHI, patëm një bashkëbisedim të hapur me të rinj të qytetit të Fierit në lidhje me shërbimet publike dhe mundësitë e shumta që teknologjia dhe inovacioni na ofrojnë tashmë në jetën tonë. Energjia e të rinjve të cilët përqafojnë me forcën e tyre krijuese rrymën e duhur të teknologjisë dhe inovacionit, është pa diskutim ndihmë dhe garant i një [...]

18 04, 2018

ADISA dhe Projekti IPSD takim me përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian

By |2018-04-18T11:21:33+00:00April 18th, 2018|Aktivitete|Comments Off on ADISA dhe Projekti IPSD takim me përfaqësues të komunitetit rom dhe egjiptian

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) në bashkëpunim me projektin e financuar nga BE, “Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin” - IPSD organizuan një takim me komunitetin rom dhe egjiptian për t’i njohur ata me politikat dhe cilësinë e shërbimit që ofron ADISA, veçanërisht ndaj grupeve të margjinalizuara. Një nga çështjet kryesore, që u diskutua në takimin e mbajtur në ambientet e zyrave qëndrore të ADISA, ishte përmirësimi i aksesit në informacion dhe lufta ndaj diskriminit. Në fjalën e saj, Drejtoresha e Drejtorisë së Zhvillimit të Shërbimeve, Znj. Jonida Taraj u shpreh se ADISA ka si objektiv parësor dhënien e [...]

12 03, 2018

“IPSD dhe ADISA shpall “Konkursin për esenë më të mirë” në Shërbimet Publike

By |2018-05-17T06:58:45+00:00March 12th, 2018|Aktivitete|Comments Off on “IPSD dhe ADISA shpall “Konkursin për esenë më të mirë” në Shërbimet Publike

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "IPSD - Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin në Shqipëri", me përfitues "Agjencinë për Ofrimin e Shërbimeve Publike të Integruara në Shqipëri" - ADISA, organizoi sot në ambientet e Bibliotekës “Musine Kokalari” në Tiranë, aktivitetin prezantues “Konkursi për Esenë më të Mirë” me studentë të universiteteve të ndryshme të vendit. Nëpërmjet këtij aktiviteti, i cili u mbështet nga zyra e Zëvendëskryeministrit të Republikës, synohet që të rinjtë shqiptarë të njihen me shërbimet aktuale që ADISA ofron për qytetarët, mekanizmat institucional të shërbimit, Projektin IPSD dhe mbështetjen që Bashkimi Evropian ofron ndaj shtetit shqiptar në tërësi në përmirësimin [...]

2 03, 2018

ADISA dhe projekti IPSD, së bashku për përmirësimin e Shërbimeve pa Barriera për personat me aftësi të kufizuara

By |2018-03-02T10:13:04+00:00March 2nd, 2018|Aktivitete|Comments Off on ADISA dhe projekti IPSD, së bashku për përmirësimin e Shërbimeve pa Barriera për personat me aftësi të kufizuara

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian "IPSD - Mbështetje për Përmirësimin e Ofrimit të Shërbimeve Publike me në Qendër Qytetarin në Shqipëri", me përfitues "Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara në Shqipëri" - ADISA, organizoi të mërkurën, në ambientet e Hotel Tirana International, tryezën me temë “Shërbime pa Barriera” me Organizatat e Shoqërisë Civile që përfaqësojnë grupet e margjinalizuara me aftësi ndryshe. Në kuadrin e gjithpërfshirjes, ky aktivitet synon të mbështesë shërbimet e ofruara nga ADISA dhe të garantojë një shërbim më cilësor dhe të aksesueshëm për të gjithë grupet me nevoja të veçanta. Në fjalën e saj, Zëvendëskryeministrja e Republikës së Shqipërisë Znj. Senida Mesi nënvizoi planin [...]

2 02, 2018

ADISA Innovation Lab

By |2018-02-02T11:45:55+00:00February 2nd, 2018|Aktivitete|Comments Off on ADISA Innovation Lab

Pas një pune dy javore për përmirësimin e aksesit, marrjes së informacionit dhe të shërbimit nga personat me aftësi të kufizuar pranë qendrave të integruara ADISA, përfundoi me sukses ideimi dhe hartimi i projektit “Shërbime pa Barriera” të bazuar në metodologjinë ndërkombëtare “BOOTCAMP BOOTLEG” të universitetit të Stanford. Ky projekt u drejtua nga konsulentia kanadeze Meredith Brown me një background të gjerë në shërbimet publike, në të cilin pati një bashkëpunim të frytshëm me stafin e ADISA Lab dhe përfaqësues nga “Fondacioni për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar”.

29 01, 2018

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) hap sportelin e shpejtë “ProBiznes” dedikuar bizneseve

By |2018-01-31T09:28:10+00:00January 29th, 2018|Aktivitete|Comments Off on Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA) hap sportelin e shpejtë “ProBiznes” dedikuar bizneseve

Zëvendës Kryeministrja Senida Mesi: “Ky sportel, një prej rezultateve konkrete të procesit gjithë-përfshirës të Reformës në Shërbimet Publike” Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA) prezantoi sot pranë ambienteve të zyrës së saj së pritjes në Tiranë projektin më të ri të hapjes së sportelit të shpejtë “ProBiznes”, misioni i së cilit është t’u vijë në ndihmë subjekteve tregtare në lidhje me ofrimin e shërbimeve të dedikuara ndaj biznesit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendës Kryeministrja e Republikës së Shqipërisë Senida Mesi, Zëvendës Ministrja e Drejtësisë Teuta Vodo, Drejtoresha Ekzekutive e ADISA Anisa Gjika, Drejtori i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Elion Semanaj, [...]

13 12, 2017

ADISA dhe Moldova eGovernment Center, shkëmbim eksperiencash në Tiranë

By |2017-12-13T14:54:14+00:00December 13th, 2017|Aktivitete|Comments Off on ADISA dhe Moldova eGovernment Center, shkëmbim eksperiencash në Tiranë

  Në takimin me Delegacionin Moldav, në ambientet e ADISA Tiranë, diskutuam mbi Reformën e Shërbimeve Publike dhe rolin e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në të. Shkëmbyem eksperiencat e ndërsjellta për përmirësimin dhe modernizimin e mënyrës së lëvrimit të shërbimeve nëpërmjet zgjidhjeve inovatore, ku veçanërisht u theksua përvoja e deritanishme e ADISA-s në zhvillimin dhe implementimin e standardeve të reja të ofrimit të shërbimit, në ndarjen e përgjegjësive të sportelit të shërbimit nga zyra përgjegjëse për lëvrimin e tyre, si dhe u theksua roli i ADISA në procesin e ri-inxhinierimit të shërbimeve publike. Në vijimësi të shkëmbimit të eksperiencave u zhvilluan takime edhe me [...]

30 11, 2017

ADISA pjesëmarrëse në konferencën e gjashtë vjetore: “Trajnim i mirë – Menaxhim më i mirë”

By |2017-12-13T14:59:02+00:00November 30th, 2017|Aktivitete|Comments Off on ADISA pjesëmarrëse në konferencën e gjashtë vjetore: “Trajnim i mirë – Menaxhim më i mirë”

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara ADISA- Tiranë, ka qenë pjesë e konferencës së gjashtë vjetore me temë: "Trajnim i mirë - menaxhim më i mirë”, organizuar nga Agjencia e Shërbimit Civil, Federata e Bosnje Hercegovinës me seli në Sarajevë. Synimi kryesor i kësaj konference ishte zhvillimi dhe rritja e aktiviteteve trajnuese dhe informuese për punonjësit dhe institucionet pjesë e kësaj reforme, shkëmbimi i eksperiencave dhe i informacionit të përbashkët me vendet e rajonit si dhe prezantimi i praktikave më të mira të zhvilluara. Në këtë takim ishin të pranishëm 68 përfaqësues nga vendet e rajonit dhe kryetarët e federatës së Bosnjës dhe Hercegovinës, përfaqësues të ministrisë [...]

15 11, 2017

Aktiviteti përurues i projektit “Mbështetje për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike me në qendër Qytetarin” – IPSD

By |2017-11-15T14:10:46+00:00November 15th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Aktiviteti përurues i projektit “Mbështetje për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike me në qendër Qytetarin” – IPSD

Ditën e martë, datë 14 Nëntor, në ambientet e Qendrës së Integruar, ADISA Fier u zhvillua aktiviteti përurues i projektit "Mbështetje për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike me në qendër Qytetarin” – IPSD, financuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me “Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara” ADISA si institucion përfitues. Të pranishëm në këtë aktivitetet prezantues, ishin Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Zj. Senida Mesi, Drejtoresha e ADISA, Znj. Anisa Gjika, Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi, përfaqësues të Delegacionit të Bashkimit Evropian dhe të Bankës Botërore në Shqipëri, drejtues të rëndësishëm të institucioneve qëndrore e lokale, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, media dhe [...]

15 11, 2017

Moldova Innovation Lab – ADISA në Forumin mbi Qeverisjen me temë “Progresi në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm”

By |2018-04-18T11:38:01+00:00November 15th, 2017|Aktivitete|Comments Off on Moldova Innovation Lab – ADISA në Forumin mbi Qeverisjen me temë “Progresi në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm”

Agjencia e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara- ADISA, në kuadër të prezantimit të modelit të ri të ofrimit të shërbimeve publike në Shqipëri, ka marrë pjesë në edicionin e 4-t të Forumit mbi Qeverisjen me temë “Progresi në arritjen e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm (OZHQ)”. Ky forum u organizua nga #MoldovaInnovationLab (MiLab), Zyra e Kryeministrit në Moldavi dhe Agjencitë e OKB në nivel rajonal dhe kombëtar, me pjesëmarrës nga mbi 20 vende të Evropës lindore, rajonit CIS e më gjerë. Forumi synonte shkëmbimin e eksperiencave në implementimin e reformave të shërbimeve publike, të qasjeve të inovacionit social në rritje, praktikave dhe zgjidhjeve inovatore si dhe ndikimin e tyre në [...]