Yearly Archives: 2015

/2015
17 12, 2015

Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të bizneseve për funksionimin e ZVRPP

By |2017-08-16T13:19:17+00:00December 17th, 2015|Aktivitete|Comments Off on Tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të bizneseve për funksionimin e ZVRPP

Për herë të tretë ADISA organizon pranë ambjenteve të​ saj tryezën e rrumbullakët, e cila çdo herë ka në fokus një segment të ndryshë​m qytetarësh. Këtë herë të pranishëm ishin përfaqësues të bizneseve. Problematikat e ngritura nga qytetarët janë zanafilla e përmirësimit tonë të vazhdueshëm. Vëmendja jonë, ti!

27 11, 2015

Tryezë e rrumbullakët me qytetarët për funksionimin e ZVRPP

By |2017-08-16T13:20:42+00:00November 27th, 2015|Aktivitete|Comments Off on Tryezë e rrumbullakët me qytetarët për funksionimin e ZVRPP

Modeli ynë i shërbimeve ka qytetarin në qendër. Për këtë arsye, kemi krijuar një sistem për matjen e performancës sonë dhe opinionin e qytetarëve.Po organizojmë intervista me qytetarë të cilët kanë kërkuar shërbimet në zyrat pritëse të ZRPP Tiranë (focus groups) për të njohur opinionet e tyre, sugjerimet dhe problematikat e hasura në këtë zyrë pritëse, pas marrjes së saj në administrim nga ADISA. Në intervisten e parë të zhvilluar pranë zyrave të ADISA, stafi ynë pati mundësi të njihej nga afër me qytetarët dhe të dëgjonte me vëmendje mendimet e tyre.Intervista të tilla do të zhvillohen në mënyrë periodike me qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit të zyrave [...]

18 11, 2015

Transformimi rrënjësor i Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

By |2017-08-16T13:34:27+00:00November 18th, 2015|Aktivitete|Comments Off on Transformimi rrënjësor i Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Tiranë

  Sportelet e Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Tiranë (ZRPP) tashmë menaxhohen nga ADISA, për të siguruar standard të ri transparence dhe shpejtësie në shërbimet e ofruara. Në inagurimin e ambjenteve të reja moderne të ZRPP-së në 18 nëntor ishin të pranishëm kryeministri Z. Edi Rama dhe ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike, Zj. Milena Harito. Z. Rama e cilësoi reformën e shërbimeve publike si një strukturë shërbimi të standardeve evropjane e cila ka për qëllim të shndërrojë të gjithë strukturën e sporteleve të shtetit shqiptar, për ta transformuar shërbimin publik në një shërbim të integruar, me standarde, me kritere e me rregulla të unifikuara. Sipas tij, qëllimi i saj është pastrimi i të [...]

7 07, 2015

Gjeorgjia – Një model i rëndësishëm përvoje në Shërbimet Publike

By |2017-08-16T13:38:56+00:00July 7th, 2015|Aktivitete|Comments Off on Gjeorgjia – Një model i rëndësishëm përvoje në Shërbimet Publike

Njohja me praktikat më të mira botërore, për ofrimin e shërbimeve publike për qytetarët ka qenë në qendër të vizitës që përfaqësues të ADISA kryen në Qendrën e Ofrimit të Shërbimeve Publike në Tbilisi të Gjeorgjisë. Gjeorgjia është e njohur si një nga vendet që ka realizuar një model shumë efikas të shërbimeve publike të integruara. Kjo vizitë kishte si qëllim nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve për të realizuar në mënyrë të suksesshme reformën e shërbimeve publike. Delegacioni shqiptar i kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i ADISA, Albenc Koni, u informuar në mënyrë të detajuar për çdo sektor të Qendrës së Shërbimeve Publike gjeorgjian si dhe ju [...]

4 06, 2015

Fjala në kuvend mbi reformën e shërbimeve publike

By |2017-08-16T13:43:42+00:00June 4th, 2015|Aktivitete|Comments Off on Fjala në kuvend mbi reformën e shërbimeve publike

I nderuar z. Kryetar, të nderuara zonja dhe zotërinj deputetë! Dëshiroj ta nis fjalimin tim me një pyetje: A e dini të nderuar kolegë ligjvënës, që në të gjithë legjislacionin shqiptar mungon një nocion bazë? Mungon nocioni i "shërbimi ndaj qytetarit"? Të gjithë ne këtu kemi marrë mandatin pikërisht për t’u shërbyer qytetarëve, flasim në emër të tyre, në emër të atyre që na kanë votuar. Flasim për problemet e tyre që janë të shumta. Por, deri më sot, askush nuk ka marrë mundimin të përcaktojë në ligj se çfarë kuptojmë me "shërbim ndaj qytetarit ". Legjislacioni ynë i ka sytë të kthyer nga vetvetja, merret me përgjegjësitë e çdo [...]