ADISA dhe Moldova eGovernment Center, shkëmbim eksperiencash në Tiranë
Në takimin me Delegacionin Moldav, në ambientet e ADISA Tiranë, diskutuam mbi Reformën e Shërbimeve Publike dhe rolin e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, ADISA në të. Shkëmbyem eksperiencat e ndërsjellta për përmirësimin dhe modernizimin e mënyrës së lëvrimit të shërbimeve nëpërmjet zgjidhjeve inovatore, ku veçanërisht u theksua përvoja e deritanishme e ADISA-s në zhvillimin dhe implementimin e standardeve të reja të ofrimit të shërbimit, në ndarjen e përgjegjësive të sportelit të shërbimit nga zyra përgjegjëse për lëvrimin e tyre, si dhe u theksua roli i ADISA në procesin e ri-inxhinierimit të shërbimeve publike. Në vijimësi të shkëmbimit të eksperiencave u zhvilluan takime edhe me [...]