PAKETË INFORMUESE PËR LINDJEN

Kjo paketë ofron informacion të përgjithshëm mbi procedurën e regjstrimit të të porsalindurit, përfitimin e ndihmës finanaciare (bonusi), sipas përcaktimeve të VKM Nr. 740, datë 12.12.2018 “Për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi) për nënat me foshnja të porsalindura dhe procedurën e dhënies së tij”,  marrjen e disa certifikatave, njohjen e atësisë, përftimin e shpërblimit të lindjes dhe të ardhurat për barrëlindje nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, si dhe procedurën për regjistrimin e fëmijës në çerdhe.

Hapat që duhet të ndiqni për regjistrimin e të porsalindurit dhe përfitimin e shpërblimit

  1. Prindërit e fëmijës së porsalindur (të celebruar/pa celebruar) paraqiten pranë sportelit të dedikuar dhe paraqesin këto dokumente:
    1. Kartën e identitetit të dy prindërve;
    2. Certifikatën e Aktit të lindjes.
  2. Nëpunësi i gjendjes civile bën fotokopje të Kartës së Identitetit dhe kryen veprimet e verifikimit online të statusit të nënës për të bërë regjistrimin e fëmijës së porsalindur në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (RKGjC) të vitit 2010.
  3. Nëpunësi i gjendjes civile plotëson të dhënat për fëmijën e porsalindur në sistemin e gjendjes civile, duke vendosur të dhënat mbi emrin e fëmijës, mbiemrin që do të mbajë (në rast se nuk ka kundërshtime, të babait), datën, orën, vendin e lindjes, peshën, si dhe adresën e banimit. Në rast se prindërit nuk janë të celebruar, vendoset adresa e nënës. Gjithashtu, në këtë formë plotësimi, hidhen edhe të dhëna për efekt statistikor për INSTAT. Informacion që plotësohet për INSTAT: (a) vendi i lindjes, (b) pesha e fëmijës, (c) vitet e martesës, (d) Radha e lindjes (për nënën).
  4. Nëpunësi printon Certifikatën e Aktit të lindjes, me emrin e fëmijës, e cila nënshkruhet nga prindërit dhe nëpunësi, si dhe vendoset vula përkatëse, si dhe Certifikatën e Lindjes së fëmijës, në dy kopje, një për prindërit dhe një për dosjen e nëpunësit.
  5. Pas regjistrimit, nëpunësi kryen verifikimet e nevojshme për përcaktimin e masës së ndihmës së menjëhershme financiare (bonusi). Ndihma e menjëhershme financiare (bonusi) i jepet nënës, menjëherë pas marrjes së Certifikatës së Asistencës në Lindje, në formën e një çeku, të emetuar në emër të nënës dhe të pagueshëm:
    • 35 (tridhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
    • 75 (shtatëdhjetë e pesë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
    • 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë mijë) lekë menjëherë pas lëshimit nga institucionet e shërbimit spitalor të dokumentit “certifikatë asistence në lindje”;
  1. 6. Diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 6, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

    Në rastet kur fëmija lind në maternitetet publike dhe  prindërit nuk kanë përcaktuar emri, diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 6, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

    7. Me qëllim përftimin e bonusit, nëpunësi i gjendjes civile pajis prindërit me 2 (dy) certifikata, përkatësisht: Certifikatë familjare dhe Certifikatë lindje, me shënimin “Për bonusin e lindjes”.

    8. Në përfundim, prindi pajiset me këto dokumente:

    Diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 6, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të    Gjendjes Civile.Në rastet kur fëmija lind në maternitetet publike dhe  prindërit nuk kanë përcaktuar emri, diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) lekësh, sipas pikës 6, përfitohet pas përfundimit të procedurave të regjistrimit të fëmijës në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile.

      • Certifikata e asistencës në lindje;
      • Raporti i lehonisë të nënës;
      • Kartela e konsultorit 0-4 vjeç;
      • Kartela e vaksinimit 0-14 vjeç;
      • Kartela mjekësore e neonatit.

Në rastin e fëmijëve të lindur jashtë njësisë administrative që mbulon institucioni i shërbimeve spitalore, prindërit, pas marrjes së certifikatës të asistencës së lindjes në sportel, duhet të paraqiten gjithashtu në Zyrën e Gjendjes Civile të cilës i përkasin, me qëllim pajisjen me Certifikatë lindje, për të përfituar shpërblimin e lindjes nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, si dhe diferenca e mbetur prej 5 (pesë mijë) nga ndihma e menjëhershme financiare (bonusi).

Lista e dokumenteve për regjistrimin e lindjeve pranë Zyrës së Gjendjes Civile është si më poshtë:

  1. Për lindjet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë:
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të prindit;
  • Skedën e lindjes të lëshuar nga mjeku pasi është dokumenti që vërteton lindjen e shtetasve.
  • Në mënyrë që të përfitojnë bonusin e bebit fëmija duhet regjistruar brenda afatit 60 ditë nga dita e lindjes
  1. Për fëmijët e lindur jashtë territorit të Shqipërisë nga shtetas shqiptarë me banim të përhershëm në Shqipëri, deklarimi bëhet pranë Përfaqësive Diplomatike ose Konsullore Shqiptare, ose në Shërbimin e Gjendjes Civile të atij vendi ku ka ndodhur lindja:
  • Fotokopje e dokumentit të identifikimit të subjektit të interesuar / Prokurë e Posaçme;
  • Aktin e lindjes të mbajtur jashtë shtetit, i cili duhet të jetë legalizuar me vulë Apostile dhe i përkthyer në gjuhën Shqipe dhe i noterizuar.
  • Në mënyrë që të përfitojnë bonusin e bebit fëmija duhet regjistruar brenda afatit 90 ditë nga dita e lindjes

Në vijim, prindi pajiset me Regjistrimin e aktit të lindjes, Certifikatën e aktit të lindjes, Certifikatën familjare dhe Certifikatën personale të të porsalindurit.

Në përfundim të regjistrimit të të porsalindurit, me qëllim përftimin e bonusit, nëpunësi i gjendjes civile pajis prindërit me 2 (dy) certifikata, përkatësisht: Certifikatë famjiljare dhe Certifikatë lindje e të porsalindurt, më shënimin “Për bonusin e lindjes”.

Prindi/Prindërit e foshnjës së porsalindur do të paraqiten për tërheqjen e çekut të bebes pranë Shërbimit Social Shtetëror në rastin kur lindja e fëmijës ka ndodhur në shërbimin spitalor jopublik të licensuar sipas legjislacionit në fuqi dhe në rastin kur fëmija është lindur jashtë territorit të Shqipërisë.​

Nëna e të porsalindurit paraqitet në një nga bankat e nivelit të dytë me të cilat Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi për të tërhequr vlerën e çekut.

Shërbime të tjera

Prindi paraqitet pranë Qendrës Shëndetësore për t’u pajisur me Kodin e pacientit për të porsalindurin. Caktohet mjeku i familjes për të porsalindur dhe pajiset me kodin e pacientit.

Prindi paraqitet pranë sportelit të dedikuar të FSDKSH pranë Qendrës Shëndetësore përkatëse, për të aplikuar për “Kartë Shëndeti”, për të përfituar shërbime shëndetësore pa pagesë ose me pagesë të pjesshme.

  1. Të ardhura për barrëlindje për të vetëpunësuarit

Ky shërbim i ofrohet gruas/ burrit që kërkon të ardhura për barrëlindje si e/i vetëpunësuar për mirërritjen e fëmijës. Dokumentet që duhet të paraqiten janë si më poshtë:

  • Fotokopje e nënshkruar e kartës së identitetit (Aplikanti);
  • Raport mjekësor për barrëlindje (Konsultorja e gruas/Materniteti/Qendra Shëndetësore);
  • Vërtetim i derdhjes së kontributit si i/e vetëpunësuar në bujqësi (Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore);
  • Certifikatë martese (nëse gruaja ka ndryshim mbiemri) (Zyra e Gjendjes Civile);
  • Certifikatë familjare (Zyra e Gjendjes Civile);
  • Certifikatë lindje/shpërblim (Zyra e Gjendjes Civile).
  1. Të ardhura për barrëlindje për të punësuarit

Me anë të këtij shërbimi gruas ose burrit i ofrohet pagesë për barrën, lindjen dhe mirërritjen e fëmijës. Dokumentet që duhet të paraqiten janë si më poshtë:

  • Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Certifikatë familjare (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Certifikatë martese (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Listëpagesë e përfitimeve (Instituti i Sigurimeve Shoqërore);
  • Modelari tek Qendra shëndetësore e venbanimit (Qendra shëndetësore);
  • Certifikatë lindje të fëmijes (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Certifikatë për shpërblim lindjeje (Zyra e Gjendjes Civile);
  • Vërtetim vjetërsie në punë i pagës neto (Arkivi i Instituit të Sigurimeve Shoqërore).
  1. Të ardhura për kompensimin për barrëlindje kur ndryshohet vendi i punës

Ky shërbim i ofrohet gruas që kërkon të ardhura për kompensim për barrëlindje në rastin kur i ndryshon vendi i punës. Dokumentet që duhet të paraqiten janë si më poshtë:

  • Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Listëpagesë e përfitimeve afatshkurtra nga subjekti (Aplikanti);
  • Modelari tek Qendra shëndetësore e vendbanimit (Qendra shëndetësore);
  • Vërtetim vjetërsie në punë i pagës neto 12 muajt e fundit (Arkivi i Institutit të Sigurimeve Shoqërore);
  • Raporti mjekësor (Qendra shëndetësore).
  1. Shpërblim lindje për personat e vetëpunësuar

Ky shërbim i ofrohet gruas ose burrit të vetëpunësuar si shpërblim lindje për mirërritjen e fëmijës. Dokumentet që duhet të paraqiten janë si më poshtë:

  • Vërtetim i derdhjes së kontributit si i/e vetëpunësuar në qytet (Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Shoqërore);
  • Raport mjekësor për barrëlindje (Konsultorja e gruas/Materniteti/ Qendra Shëndetësore)
  • Fotokopje e nënshkruar e kartës së identitetit (Aplikanti);
  • Certifikatë martese (nëse gruaja ka ndryshim mbiemri) (Zyra e Gjendjes Civile);
  • Certifikatë familjare (Zyra e Gjendjes Civile);
  • Certifikatë lindje/ shpërblimi (Zyra e Gjendjes Civile).
  1. Shpërblim lindje për personat e punësuar

Gruaja ose burri kërkon shpërblim lindje si e/i punësuar për mirërritjen e fëmijës. Dokumentet që duhet të paraqiten janë si më poshtë:

  • Fotokopje e nënshkruar e letërnjoftimit elektronik;
  • Certifikatë lindje (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Certifikatë familjare (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Listëpagesë e përfitimeve (Sigurohet nga vetë institucioni);
  • Vërtetimi i vjetërsisë në punë (Zyra e Punës);
  • Certifikatë për shpërblim lindjeje (Zyra e Gjendjes Civile)
  • Modelari tek Qendra shëndetësore e vendbanimit (Qendra shëndetësore)

Në rast së prindi do të bëjë regjistrimin e fëmijës në çerdhe, atëherë duhet të paraqesë pranë çerdhes përkatëse dokumentet si më poshtë:

  • Çertifikatë personale dhe familjare e fëmijës;
  • Vërtetim pune me pagë mujore të pasqyruar, të kujdestarit ligjor (të prindërve);
  • Vërtetim për Kontributet e Sigurimeve Shoqërore e Shëndetësore për Individin E- Sig 025/a, të kujdestarit ligjor;
  • Vërtetim banimi.
  1. Në rastin kur prindërit janë të martuar:

Fëmija regjistrohet në adresën e babait, pasi në këtë rast të dy prindërit kanë të njëjtën adresë. Llogaritja bëhet në bazë të Certifikatës Familjare. Rastet kur prindërit janë në Certifikatën Familjare të gjyshërve të fëmijëve kërkojnë më shumë kujdes, pasi mund të ketë të regjistruar në këtë familje dhe fëmijë të vëllezërve ose motrave të prindërve të gjithë me lidhje me kryefamiljarin (i nipi ose e mbesa). Pra, duhet bërë kontrolli për atësinë dhe amësinë e secilit fëmijë nga nëpunësi i gjendjes civile manualisht, pasi sistemi nuk ofron mjet tjetër.

  1. Në rastin kur prindërit nuk janë të martuar:

Fëmija regjistrohet në adresën e nënës. Rastet kur nëna është e regjistruar në certifikatën familjare të gjyshërve të fëmijëve kërkojnë më shumë kujdes, pasi mund të ketë të regjistruar në këtë familje dhe fëmijë të vëllezërve ose motrave të nënës të gjithë me lidhje me kryefamiljarin (i nipi ose e mbesa). Pra, duhet bërë kontrolli për atësinë dhe amësinë e secilit fëmijë nga nëpunësi i gjendjes civile manualisht, pasi sistemi nuk ofron mjet tjetër.

  1. Në rastin e lindjeve jashtë Shqipërisë:

Në rastet kur fëmija i parë nuk është regjistruar, para se të bëhet regjistrimi i të porsalindurit prindërit duhet të paraqiten pranë zyrës së gjendjes civile përkatëse për të kryer regjistrimin e fëmijës së parë.

Masa e shpërblimit është si më poshtë:

  1. 40 000 (dyzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së parë;
  2. 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për lindjen e fëmijës së dytë;
  3. 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për lindjen e fëmijës së tretë dhe fëmijëve të tjerë në vijim;
  4. Për nënat që lindin binjakë, masa e përfitimit do të jetë në masën 80 000 (tetëdhjetë mijë) lekë për secilin fëmijë;
  5. Për nënat që lindin trinjakë dhe më shumë, masa e përfitimit do të jetë në masën 120 000 (njëqind e njëzet mijë) lekë për secilin fëmijë.

Ndihmën e menjëhershme financiare (bonusi) e përfitojnë edhe nënat shtetase shqiptare për fëmijë të lindur jashtë vendit dhe të regjistruar sipas afateve ligjore të përcaktuara në ligjin për gjendjen civile.

*Për më shumë informacion, ju lutem kontaktoni Qendrën e Informimit për Shërbimet Publike pa pagesë në numrin: 0800 0118 nga e Hëna në të Premte 08:00 – 19:00 ose shkruani në adresën e email-it : informacion@adisa.gov.al.

Të tjera

disaadisaadisaadisaadia